Aktualitet

Opozita serbe 'shënjestron' Vuçiç-in: Përgjegjës për gjakderdhjen në Banjskë!

Sipas Mirosllav Aleksiç, kreu i partisë opozitare Lëvizja Kombëtare e Serbisë, Vuçiç dhe nënkryetarri i Listëë Serbe Millan Radoiçiç Radoiçiq “janë përgjegjësit kryesorë për gjakderdhjen në Banjskë” të Zveçanit

E.K
Opozita serbe 'shënjestron' Vuçiç-in:
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Një pjesë e opozitës serbe ka akuzuar këtë të martë presidentin serb Aleksandër Vuçiç për sulmin në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy kolegët e tij. Sipas Mirosllav Aleksiç, kreu i partisë opozitare Lëvizja Kombëtare e Serbisë, Vuçiç dhe nënkryetarri i Listëë Serbe Millan Radoiçiç Radoiçiq “janë përgjegjësit kryesorë për gjakderdhjen në Banjskë” të Zveçanit

“Pas konfliktit të armatosur në Banjskë, në të cilën vdiqën të paktën katër persona, Vuçiç duhet të japë dorëheqje. Radoiçiç nuk ka mundur të armatosë dhjetëra serbë në veri pa dijeninë dhe miratimin e Vuçiçit dhe shërbimeve serbe të sigurisë. Këta të dy kanë më së shumti përgjegjësi për gjakun e derdhur në Banjskl”, tha Aleksiç.

Deputeti i Partisë pro-Evropiane Demokratike, Sërxhan Milivojeviç, tha se Vuçiç duhet të japë dorëheqje, sepse në luftën njëditore të tij ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lideri serb sakrifikoi serb të rinj në Kosovë, raporton REL.

“Nëse Radoiçiçi ka marrë pjesë në këtë ngjarje, atëherë është e qartë se regjimi në Beograd i udhëhequr nga Aleksandër Vuçiç qëndron prapa çdo gjëje. Nëse Radoiçiçi ose kushdo tjetër ka organizuar këtë gjë pa miratimin apo urdhrin nga Beogradi, ai tashmë do të ishte arrestuar apo do të ishte fundi i Vuçiçit”, tha ai.

Ndërkohë lideri i partisë së krahut të djathtë, Partia e Re Demokratike, Millosh Jovanoviç, tha se ngjarjet e fundit në Kosovë tregojnë se Qeveria e SNS-së duhet të ndryshojë “politikat shkatërruese” sa i përket Kosovës.

“Ky është fundi dhe kjo situatë tragjike tregon se ne duhet të bëjmë ndryshime thelbësore në Serbi. Qeveria duhet të ndryshojë sepse për 12 vjet në pushtet të tyre dhe politikat që nga viti 2008 na kanë sjellë deri te kjo”, tha ai.

Lista Serbe është partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit dhe Radoiçiç është në listën e zezë amerikane për shkak të korrupsionit dhe krimit ndërkombëtar. Emri i tij është i lidhur edhe me vrasjen e Oliver Ivanoviçit, një politikani opozitar në Kosovë.

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës më 24 shtator

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, Kosova u trondit nga një sulm në drejtim të punonjësve të policisë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, dhe mbetën të lënduar dy kolegë të tij, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Ishte ora 02:34 e mëngjesit, kur një patrullë e policisë së Kosovës, vuri re se në hyrje të fshatit Banjskë, në urë, ishin vendosur si bllokadë dy kamionë pa targa, duke bllokuar në këtë mënyrë qarkullimin e mjeteve. Me mbërritjen në vendngjarje, efektivët e policisë së Kosovës janë përballur me rezistencë, ku nga disa pozicione të ndryshme ndaj tyre është qëlluar me armë dhe me granata dore, e për pasojë humbi jetën Bunjaku, dhe u lënduan dy kolegët e tij.

Pas ngjarjes mobilizimi i punonjësve të policisë ishte i menjëhershëm, ndërkohë që agresorët gjetën strehim brenda në Manastirin e Banjskës, ku u mbajtën të rrethuar nga policia, e 3 prej tyre u ekzekutuan fizikisht, ndërsa 6 të tjerëve iu vunë prangat.Kosova e ka shpallur ditën e sotme një ditë zie kombëtare në nderim të efektivit Bunjaku, i cili ra në krye të detyrës. Pikëpyetjet mbeten se cili ishte qëllimi i njësisë serbe të armatosur që qëlloi mbi policinë, ndërsa pritet dhe marrja në pyetje e personave të arrestuar brenda në Manastir./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB