Aktualitet

U 'burgos' nga burri? Gruaja 'ndryshon' mendje: Kamerat i vendosa vetë, s'më ka rrahur

Gruaja, e cila ka bërë dhe denoncimin në polici ka ndryshuar dëshminë e saj.

E.K
U 'burgos' nga burri? Gruaja 'ndryshon' mendje: Kamerat i
Asqeri Mandri

TIRANË- Merr tjetër rrjedhë arrestimi i 34-vjeçarit Asqeri Mandri, i cili “burgosi” gruan e tij në shtëpi për shkak të xhelozisë. Gruaja, e cila ka bërë dhe denoncimin në polici ka ndryshuar dëshminë e saj. Dhe pse para efektivëve ajo kishtë rrëfyer se kamerat në banesë janë vënë nga i shoqi dhe se ky i fundit e dhunonte, për Report Tv ajo ka deklaruar se kamerat i ka vendosur vetë dhe se nuk është rrahur nga burri.

GruajaNuk ka asnjë lloj dhune. Siç zihen krejt çiftet. Ku e gjete t’i të drejtën të shkosh tek shtëpia. Kamerat i kam vënë vetë.

Asqeri Mandri u arrestua këtë të martë nga Policia e Tiranës, pas denoncimit të bashkëshortes së tij se ai e dhunonte sistematikisht. Mandri kishte vendosur kamera sigurie kudo në banesë me qëllim vëzhgimin e çdo lëvizjeje të gruas. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në zonën e Kodër Kamzës, ku nëna e katër fëmijëve mbahej e mbyllur dhe nën vëzhgimin me kamera nga bashkëshorti i saj për 6 muajt e fundit. Këto muaj ai ishte kthyer nga Gjermania, vend ku punonte për të siguruar të ardhura për familjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB