Aktualitet

U sulmua fizikisht nga ish-gruaja dhe i ati, rrëfimi i Princ Lekës në Polici: Kishin lëvizur dollapin, Gjergji më rrahu

Nga sulmi, fillimisht i ka grisur xhupin, e më pas duke përdorur një statujë druri, e ka qëlluar disa herë duke e detyruar që të kërkonte ndihmë mjekësore në spital.

k.m.
U sulmua fizikisht nga ish-gruaja dhe i ati, rrëfimi i Princ Lekës
Princ Leka

TIRANË- Princ Leka është sulmuar fizikisht nga ish-gruaja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia. Në dëshminë e tij në Komisariatin nr.6 të kryeqytetit, Princ Leka tregon se e gjithë përplasja ka nisur me ofendime dhe më pas i është afruar duke e qëlluar. Nga sulmi, fillimisht i ka grisur xhupin, e më pas duke përdorur një statujë druri, e ka qëlluar disa herë duke e detyruar që të kërkonte ndihmë mjekësore në spital.

"Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën "Murat Toptani", rezidenca familjes mbreterore për të takuar vajzën time të moshës 3-vjeçarë, pasi me ish-bashkëshorten shtetasen Elia Zogu jemi në proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me shefin i administratës së oborrit shtetasin Syl Mulosmanaj, të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen. Më pas, unë i kam kërkuar Sylës që të më shoqëronte tek vajza ime për ta takuar, për të cilën me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rëndë dakord me ish-bashkëshorten. Unë jam ngjitur sipër së bashku me Sylën, edhe kam gjetur vajzën time të vogël Geraldina Zogu, e moshës 3 vjeç, e cila ka qënë në shoqërinë e gjyshit të saj, babait të ish-bashkëshortes, shtetasit Gjergj Zaharia. Në këto momente unë kam përqafuar vajzën time dhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë ti duhet të nderosh rrugën kur të më shikosh mua. Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke iu drejtuar Gjergjit që të mos më ofendojë e kërcënojë sidomos në prani të vajzës edhe i kam kërkuar që të largohej nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën. Në këto momente situata ka agravuar shtetasi Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia. Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës por Gjergji ka vazhduar duke më goditur edhe më ka grisur xhupin si edhe ka marrë edhe një send të fortë (statujë druri) me të cilin më ka goditur,"-tregon ai. 

Por ende nuk dihet se çfarë dëmtimesh ka marrë Princi nga dhuna që i ka shkaktuar ish-vjehrri, dëshmia e të cilit, ende nuk dihet. E gjithë ngjarja ka ndodhur dje, kur Princi pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spital, ka kërkuar edhe urdhër-mbrojtje./ZËRI

Poll

MOS HUMB