Aktualitet

VD EKSKLUZIVE- I riu shqiptar vrau mafiozin Mustafa “Benzema” Aljiburi! Pamje brenda mjetit, tani 19-vjeçari rrezikon dënimin me vdekje

19-vjeçari ka qenë i dënuar disa herë më parë, mes tyre për vepra të rënda me armë dhe drogë. Në vitin 2022, ai u dënua me 10 muaj pasi kishte marrë një armë me vete teksa frekuentonte shkollën e mesme.

k.m.
VD EKSKLUZIVE- I riu shqiptar vrau mafiozin Mustafa “Benzema”
Mustafa Aljiburi dhe Xhuliano Prenga

IRAK- Mustafa Aljiburi, 34 vjeç, u qëllua për vdekje me datë 8 janar në një makinë në lagjen Ameria të Bagdadit, Irak. Një person, i cili sipas mediave irakiane ishte shfaqur me një motoçikletë dhe kishte hapur zjarr, u largua nga vendi i ngjarjes por më pas u arrestua nga Policia vetëm pak orër pas ngjarjes. 19-vjeçari Xhuliano Prenga që qëlloi për vdekje mafiozin që njihej edhe me nofkën e tij "Benzema", ishte shqiptar. 

Duke qenë se i riu kishte pasaportë suedeze, u kuptua që ishte shqiptar vetëm nga një tatuazh me shqiponjë që kishte në krah. 

Si ndodhi vrasja?

Shqiptari ishte përgatitur për të kryer të gjithë detyrën që i ishte ngarkuar me shumë gjasa nga banda kundërshtare. Kështu që me datë 7, ai pret biletën dhe shkon i vetëm në Bagdad, në datën 8 kryen vrasjen. Ishte i mirëinformuar për objektivin e tij dhe për mënyrën sesi do t'i ngrinte pritë për t'i marrë jetën. Pikërisht në rrugën e aeroportit, ku duket se kishte informacione se viktima kalonte çdo ditë, i mori jetën. Teksa Benzemaja kalonte çdo ditë nga ajo rrugë, më datë 8 e kishte zënë trafiku. Nga larg shqiptari e pa mjetin e tij dhe u afrua duke qëlluar 14 herë nga xhami i dritares së mjetit në trupin e 34-vjeçarit. Me shpejtësi tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes, por nuk shkoi dot shumë larg pasi u kap menjëherë nga një patrullë policie që ndodhi aty pranë. Një tjetër detaj është edhe fakti që e gjithë vrasja është e filmuar nga persona të tjerë.

Videoja është publikuar në rrjetet sociale dhe mbi të shkruhet: Vendosini trëndafila Benzemasë! 

Nuk dihet se për kush e ka filmuar ngjarjen, por mendohet se janë dy miqtë e 19-vjeçarit shqiptar. Sipas informacioneve të Expressen bëhet fjalë për një 25-vjeçar nga veriu i Suedisë dhe një 23-vjeçar nga zona e Stokholmit.

Burime për ZËRI bëjnë me dije se i riu dhe familja e tij kishin ikur nga Shqipëria në Suedi rreth vitit 2010 për shkak të gjakmarrjes. I riu nga Gjegjan i Pukës ishte larguar shumë i ri nga vendlindja e tij, e jetonte në Suedi me nënën dhe motrën, pas divorcit të prindërve. Por pas vrasjes që kreu i riu, të dyja janë marrë në mbrojtje nga shteti dhe janë larguar për në një banesë tjetër. Po ashtu, në mbrojtje është marrë edhe i vëllai, i cili ka krijuar familjen e tij dhe jeton në një qytet tjetër shumë larg nënës, motrës dhe Prengës.

VD EKSKLUZIVE- I riu shqiptar vrau mafiozin Mustafa “Benzema”
Xhuliano Prenga

Si u përfshi shqiptari në botën e krimit?

Vrasja nuk ishte surprizë! 19-vjeçari ka qenë i dënuar disa herë më parë, mes tyre për vepra të rënda me armë dhe drogë. Në vitin 2022, ai u dënua me 10 muaj pasi kishte marrë një armë me vete teksa frekuentonte shkollën e mesme. Teksa e vëzhgonte, Policia doli në përfundimin se edhe pse shumë i ri, djali nga Shqipëria ishte përfshirë në krimin e organizuar të drogës dhe në mesin e kriminelëve të rinj. Ai ishte target-grupi perfekt i bandave kriminale për ta tërhequr në grupin e tyre. I ri, emigrant dhe me dëshirë për para. Kaq mjaftoi që i riu të merrte armën në dorë.

VD EKSKLUZIVE- I riu shqiptar vrau mafiozin Mustafa “Benzema”
Xhuliano Prenga

"Ndjej një afërsi më të madhe me këta njerëz sepse është më e lehtë të bësh keq se sa të bësh një gjë të mirë,”-ka rrëfyer ai sa herë që ka dalë para Gjykatës për të dhënë llogari për krimet e tij. Edhe pse minoren, në vitin 2021 ai deklaronte se konsumonte çdo ditë drogë, ndërsa në vjeshtën e vitit 2022 i dha fund "vesit".

VD EKSKLUZIVE- I riu shqiptar vrau mafiozin Mustafa “Benzema”
Xhuliano Prenga

Sipas Shërbimit të Provës në Suedi, 19-vjeçari konsiderohej si një person impulsiv, që kërkonte emocione të forta dhe nuk mendonte për pasojat. Madje edhe ai vetë e ka thënë këtë gjë: Rrallë i mendoj pasojat e një veprimi që kryej.

Me siguri nuk i ka menduar as pasojat për vrasjen e Mustafa “Benzema” Aljiburi në Irak. 

VD EKSKLUZIVE- I riu shqiptar vrau mafiozin Mustafa “Benzema”
Pamje nga vrasja

Profesor Majid Mijbas, profesor i drejtësisë në Universitetin Maysan në Irak, thotë për mediat e huaja se vrasja me dashje dënohet me vdekje.

"Në rastin në Ameria rezulton se është planifikuar dhe realizuar me qëllim vrasja e viktimës. Ligji i Irakut e dënon një rast të tillë me vdekje. Nëse nuk vendosin për vrasjen e tij, është e sigurtë që ai do të qëndrojë në burg gjithë jetën."

Por kush ishte mafiozi që iu mor jeta nga shqiptari?

Mustafa Aljiburi, 34 vjeç, është përshkruar si "dhelpra kurde" dhe ish-krahu u djathtë e Raëa Majid dhe ka luajtur një rol qendror në luftën e përgjakshme të bandave që shpërtheu në Suedi vjeshtën e kaluar. Aljiburi thuhet se është në anën e Raëa Majid në konfliktin e brendshëm të vazhdueshëm brenda niveleve të larta të rrjetit mafioz.

Pas vetë Raëa Majid, Mustafa Aljiburi ishte personi i dytë që kërkohej që të ekzekutohej me çdo kusht nga banda kundërshtare Ismail “Straëberry” Abdo. Duke ndezur zjarret e luftës së vazhdueshme të bandave, Mustafa u bë numri dy i grupit të tij. Fjalët e tij nuk ishin ato të paqes, por më tepër një klithmë grumbullimi, duke nxitur gjithë kohës akte të dhunshme. Ai ishte një mjeshtër manipulimi duke shtrembëruar fjalët dhe veprimet e tij për të mbjellë përçarje.

VD EKSKLUZIVE- I riu shqiptar vrau mafiozin Mustafa “Benzema”
Mustafa Aljiburi

"Vrasja e tij nuk ishte e papritur por frika mbetet. Ne shqetësohemi për spirale të tjera vrasjes, të gjitha të frymëzuara nga fjalët e tij,"-tha një oficer policie.

Askush nuk pret të gjejë luftëra bandash në Suedi, shtetin e adhuruar globalisht të mirëqenies, por realiteti është ndryshe. Edhe ky vend ka jetën e tij në bashkëjetesë me krimin dhe dhunën.

Si nisi përballë bandave në Suedi?

Në shtator 2023, shpërtheu një konflikt i përgjakshëm midis dy figurave kryesore të rrjetit kriminal "Foxtrot": "Dhelpra kurde" Rawa Majid dhe Ismail "Strawberry" Abdo. Për disa javë, Stokholmi dhe Uppsala në veçanti u tronditën nga një sërë aktesh dhune, ku u vranë edhe njerëz që nuk kishin asnjë lidhje me konfliktin. Vrasja e së hënës në Irak është një vazhdimësi e konfliktit të Fokstrotit. Kur shpërtheu konflikti vjeshtën e kaluar, Aljiburi ishte besnik ndaj Mexhidit. Kjo e vendosi atë lart në listën e vrasjeve të palës kundërshtare. Madje në një moment ai inskenoi edhe vdekjen e tij, derisa doli live në rrjetet sociale.

Megjithatë së fundmi, “Benzema” kishte bërë të ditur se nuk ishte më pjesë e Foxtrot. Në vend të kësaj, ai filloi një grupim të ri që e quajti veten "La Liga" dhe u distancua fort nga "Dhelpra kurde". Ai gjithashtu publikoi mesazhe të përsëritura kërcënuese drejtuar kundërshtarëve. Megjithatë për Expressen, pala kundërshtare në konflikt, falanga “Luleshtrydhe” ka marrë përgjegjësinë për vrasjen në Irak./ZËRI 

Poll

MOS HUMB