Aktualitet

Dolën në përgjimet e SKY/ SPAK sekuestron HEC-in e Erzen Breçanit dhe llogaritë e Ervin Matës

SPAK ka vijuar me sekuestrimet e pasurive të Erzen Breçanit dhe të Ervin Matës, të cilët dolën në përgjimet e Sky Ecc.

D.XH
Dolën në përgjimet e SKY/ SPAK sekuestron HEC-in e Erzen
Erzen Brecani, Ervin Mata dhe Dedan Gjoni

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka sekuestruar HEC-in “Drita”, i cili është në pronësi të Erzen Breçanit dhe të familjarëve të tij. Ndërsa, Ervin Matës i janë sekuestruar llogari bankare, makina, teksa janë thelluar hetimet për të, për prona, që mund të ketë në emër të tij apo të të afërmve.

Sekuestrot janë vendosur, pasi SPAK ka dyshime se pasuritë janë vendosur nga trafiku ndërkombëtar i drogës. Këtë të enjte, në Apelin e Gjykatës së Posaçme do të shqyrtohej edhe ankimi që kanë bërë avokatët e të akuzuarve, në lidhje me kundërshtimin e sekuestrove. Por data e gjyqit është shtyrë për në një tjetër datë.

Mes personave nën hetim pasuror është edhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata. Ish-drejtuesi i lartë i policisë Erzen Breçani u arrestua, pas zbardhjes të disa bisedave në aplikacionin SKY Ecc, ku në pranga përfunduan disa persona, mes tyre edhe shefi i Komisariatit numër 6, Dedan Gjoni. Mes të shpallurve në kërkim janë edhe djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani, si dhe Ervin Mata./ZËRI/

Poll

MOS HUMB