
GJIROKASTËR- Një aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut, i ka marrë jetën vajzës së madhe ish-deputetit të LSI-së Vangjel Tavo.
Ka qenë vetë ish-deputeti Tavo i cili ka ndarë lajmin e trishtë në Facebook, ndërsa njofton se varrimi i saj do të bëhet sot në fshatin Jorgucat.
“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time.
Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo.
Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër”, shkruan Tavo.
Disa vite më parë është ndarë tragjikisht nga jeta edhe nëna e Evës, Aristulla Xhumba.
Lajmi për vdekjen e vajzës së ish-deputetit ka tronditur të afërm, miq dhe kolegë të ish-deputetit, të cilit i kanë shprehur ngushëllimet, edhe pse fjalët më raste të tilla janë btë vvështira për tu zgjedhur.
/Zëri