Aktualitet

Vetëvrasja e 41-vjeçares! Nis protesta në Tiranë: Bullizmi është dhunë

Dhjetëra qytetarë u mblodhën në sheshin Nënë Tereza në Tiranë, teksa protestuan në lidhje me ngjarjen tragjike në Sukth, ku Bedrie Loka i dha fund jetës, duke pirë fostoksinë.

D.XH
Vetëvrasja e 41-vjeçares! Nis protesta në Tiranë: Bullizmi
Protesta 1

TIRANË – Ka nisur në Tiranë protesta e paralajmëruar në lidhje me ngjarjen tragjike të ndodhur në Sukth, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka i dha fund jetës, pas bullizmit dhe dhunës së vazhdueshme.

Ashtu siç ishte paralajmëruar një ditë më parë, disa qytetarë janë mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, në shenjë solidariteti me gruan e vetëhelmuar në Sukth të Durrësit. Protestuesit mbanin në duar pankarta të ndryshme si “Bullizmi është dhunë”, “Denonconi bullizmin” etj. Numri i protestuesve ishte i paktë, duke marrë parasysh se ngjarja ishte e rëndë. 

Vetëvrasja e 41-vjeçares! Nis protesta në Tiranë: Bullizmi
Protesta 2
Vetëvrasja e 41-vjeçares! Nis protesta në Tiranë: Bullizmi
Protesta 3
Vetëvrasja e 41-vjeçares! Nis protesta në Tiranë: Bullizmi
Protesta 4

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, bashkëshorti i Bedrie Lokës, Xhemal Loka është vënë në pranga, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij, e cila i dha fund jetës, duke pirë fostoksinë. 45-vjeçari Xhemal Loka dyshohet se e ka kërcënuar viktimën me mjet prerës, pak kohë pasi ishte kthyer nga Greqia.

Bedrie Loka i dha fund jetës në 2 janar. Ajo është bullizuar në TikTok, teksa emri i saj ishte denigruar në rrjetin social. Përpos kësaj, dyshohet se 41-vjeçarja dhunohej vazhdimisht nga bashkëshorti, Xhemal Loka. Ky i fundit u arrestua nga policia, pas hetimeve të kryera./ZËRI/

Poll

MOS HUMB