
GREQI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Greqi, ku një çift shqiptar janë rrahur brutalisht nga tre grekë. Siç mund të shihet dhe nga pamjet, sherri ka nisur pak pas orës 10:00, kur dy makinat ndodheshin në semafor në kryqëzimin e rrugëve Ieras Odos dhe Thebës. Pasi kanë biseduar për pak nga makinat, tre grekët kanë zbritur nga mjeti i tyre dhe kanë sulmuar çiftin shqiptar.
Tre grekët bëhen bashkë dhe fillimisht rrahin burrin, kur gruaja ndërhyn atëherë e rrahin dhe atë. Ajo shihet që në një moment bie përtokë dhe njëri e godet sërish. Ulërimat e saj “pushtuan” rrugën, por ajo që ra në sy ishte dhe indiferenca e qytetarëve të tjerë, të cilët nuk ndërhynë.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e bluzvae të bardha, ndërsa Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tre personave të përfshirë në sherrin brutal./ZËRI