Aktualitet

Vodhën për tre vite rresht pensionin e të moshuarit, hetohen dy punonjëset e postës

Denoncimin ndaj tyre e ka bërë bashkëshortja e të moshuarit.

F.m
Vodhën për tre vite rresht pensionin e të moshuarit, hetohen dy
Posta Shqiptare

SHKODËR- E. D., 31 vjeçe, banuese në Tiranë dhe E. Z.(L.), 47 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyra arkëtare dhe llogaritare në Zyrën Postare Shkodër, janë vënë nën hetim pasi akuzohet se kanë vjedhur pensionin e një të moshuari. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur gjatë periudhës 2018-2021 dhe denoncimin ndaj tyre e ka bërë bashkëshortja e të moshuarit.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset E. D., 31 vjeçe, banuese në Tiranë dhe E. Z.(L.), 47 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyra arkëtare dhe llogaritare në Zyrën Postare Shkodër, pasi një 73-vjeçare ka kallëzuar se gjatë periudhës 2018-2021, këto shtetase kanë shpërdoruar detyrat, duke përfituar paratë e pensionit të bashkëshortit të saj. Vijojnë veprimet për verifikimin e këtij kallëzimi.

Poll

MOS HUMB