Aktualitet

Vrasja e Alfred Dedjas/ Policia pritet të rikthehet në vendngjarje, në kërkim arma e krimit

Nëse kërkimet nuk kanë rezultat nuk përjashtohet mundësia që Julian Gjoshi të merret personalisht për të treguar vendin e saktë ku e ka hedhur.

F.I
Vrasja e Alfred Dedjas/ Policia pritet të rikthehet në vendngjarje,
Alfred Dedja dhe Julian Gjoshi

TIRANË-Policia e Tiranës pritet të rikthehet sërish në vendin ku dyshohet se autori i vrasjes së Alfred Dedjas, Julian Gjoshi, ka hedhur armën e krimit në shkurre. Kontrrollet po vijojnë dhe në ndihmë të Policisë janë vendosur dhe Forca Kombëtare e Sigurisë. Burime bëjnë me dije se nëse kërkimet nuk kanë rezultat nuk përjashtohet mundësia që Julian Gjoshi të merret personalisht për të treguar vendin e saktë ku e ka hedhur.

Kujtojmë se një ditë pas vrasjes, autori i krimit Julian Gjoshi u vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës, në shoqërinë e familjes dhe avokatit të tij. Po ashtu, automjeti që u përdor nga autori është sekuestruar si pjesë e hetimeve. Pas vetëdorëzimit, Gjoshi tha se Dedja e ofendonte sa herë që takoheshin dhe se ai nuk e toleronte dot më këtë gjë. Takimin e fundit, 27-vjeçari ka rrëfyer se e kishin pasur 10 ditë para krimit, kur gjithashtu kishin debatuar dhe ishin ofenduar.

Juljan Gjoshi, kunati i Altin Hajrit, vrau me 5 plumba shokun e tij Alfred Dedja në një restorant në Ndroq. Dedja gjeti menjëherë vdekjen si pasojë e plagëve të marra. Nga ana tjetër, babai i autorit është shprehur se i biri kishte shfaqur shenja problemesh mendore që pasi u kthye nga Spanja rreth një muaj më parë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB