Aktualitet

Vrasja e Martin Bardhit, merret në pyetje babai i të dyshuarit

Babai i Saimir Reçit ka deklaruar se nuk ka dijeni për ngjarjen, ndërkohë që i biri nuk është gjetur në banesë në momentin e kontrolleve

E.K
Vrasja e Martin Bardhit, merret në pyetje babai i të dyshuarit
Viktima Martin Bardhi

RRËSHEN- 10 persona janë marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e Martin Bardhit paraditen e së martës në qendër të Rrëshenit, por për asnjërin prej tyre nuk ka pasur prova se kanë qenë të implikuar në ngjarje. Në mesin e personave që janë marrë në pyetje janë dhe pjestarë të fisit Reçi, me të cilët Bardhi ka pasur një konflikt të hapur, por të gjithë ata kanë mohuar që të kenë pasur dijeni për ngjarjen. Policia ka shoqëruar dhe babanë e Saimir Reçit, pasi ky i fundit është një prej të dyshuarve për ngjarjen, por dëshmia e tij nuk ka ndihmuar në përparimin e hetimeve. Vetë Saimir Reçi nuk është gjetur në banesë gjatë kontrolleve policore. Pas marrjes në pyetje të gjithë personat janë lënë të lirë!

Makina e autorëve rezulton me targa të vjedhura- Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se makina që u gjet e djegur, e që dyshohet se u përkiste autorëve ka qenë me targa të vjedhura. Edhe pse ngjarja ndodhi në qendër të Rrëshenit, shumë pranë komisariatit të policisë, efektivët jo vetëm që nuk mundën të arrestonin autorët, por këta të fundit dogjën edhe mjetin, duke humbur praktikisht ëdo gjurmë.

Autorët kanë qenë dy të maskuar- Autorët që kanë marrë pjesë na vrasjen e Bardhit, por edhe plagosjen e 3 personave të tjerë që ishin në makinë me të, kanë qenë të maskuar në momentin e krimit. Me kallashnikovë në duar ata i janë drejtuar ambienteve të lokalit në pronësi të viktimës, dhe kanë qëlluar me breshëri në drejtim të makinës ku ai ndodhej. Për pasojë mbetën të plagosur dhe: Ilir Bardhoku, ish-drejtor shërbimesh në Bashkinë e Mirdirës; Olti Gjini, pronar i një lokali dhe një tjetër person, i identifikuar si Indrit Bardhi, i afërmi i viktimës. Të tre u transportuan menjëherë për në spitalin e Traumës në Tiranë, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që policia, pavarësisht kontrolleve që thotë se po i bën nga toka dhe nga ajri, nuk ka mundur dot të vërë në pranga autorët, të cilët realizuan me çdo kusht eleminimin e Bardhit, duke rrezikuar që të shkaktonin një masakër të vërtetë, me plagosjen e 3 personave të rastësishëm që gjendeshin në tavolinë me viktimën./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB