Aktualitet

Vrasja e Pëllumb Metës/ Pritet të ngrihet akuza e vrasjes për djalin e vogël! Zbardhet dëshmia e tij

Amarildo është shpreheur se armën e ka prekur pas krimit. 

E.K
Vrasja e Pëllumb Metës/ Pritet të ngrihet akuza e vrasjes
Pëllumb Meta dhe tre fëmijët

DURRËS- Mbi Amarildo Metën, djalin e vogël të Pëllumb Metës, i cili u vra nga e bija në bashkëpunimin me vëllezërit pritet të rëndojë akuza e vrasjes. Kjo pasi në armën e përdorur nga Hygerta Meta (Referuar dëshmisë së saj) për të vrarë babanë janë gjetur dhe gjurmët e tij të gishtave. Por lidhur me këtë, Amarildo është shpreheur se armën e ka prekur pas krimit. 

Amarildo Meta: Armën e kam prekur pas krimit.

Pëllumb Meta u gjet i varrosur në kasollen e bagëtive pranë banesës së tij. Policia thotë se ai u vra nga Hysen Meta që bashkëpunoi me motrën Hygertën për ta kryer krimin. Më pas për të zhdukur trupin ka ndihmuar edhe vëllai tjetër, Amarildo. Të tre tashmë janë pas hekurave të qelisë në arrest me burg. Ndërkohë mamaja e tyre, Blerina po hetohet në gjendje të lirë. Por është e paqartë se kush e ka tërhequr këmbëzën. Fillimisht vrasjen e mori përsipër Hygerta, por Policia arrestoi edhe të vëllanë e saj Hysenin./ZËRI

Poll

MOS HUMB