Aktualitet

Vrau babanë/ Gazetarja: Hygerta në gjendje të rënduar emocionale! S'e lënë të takojë nënën

Sipas gazetares Anila Hoxha, ajo nuk është lejuar që të takohet me nënën e saj Blerinën. Ndërsa sa i përket sigurisë në ambientet e paraburgimit, Hoxha tha se fëmijëve të Pëllumb Metës, Hygertes, Hysenit dhe Amarildos nuk u rrezikohet jeta.

E.K
Vrau babanë/ Gazetarja: Hygerta në gjendje të rënduar
Pëllumb Meta dhe tre fëmijët

DURRËS- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me vrasjen e Pëllumb Metës në Shënavlash të Durrësit. Raportohet se vajza e Metës, Hygerta, e cila dhe ka marrë përsipër krimin është në gjendje të rënduar emocionale. Sipas gazetares Anila Hoxha, ajo nuk është lejuar që të takohet me nënën e saj Blerinën. Ndërsa sa i përket sigurisë në ambientet e paraburgimit, Hoxha tha se fëmijëve të Pëllumb Metës, Hygertes, Hysenit dhe Amarildos nuk u rrezikohet jeta. Deklaratat i bëri e ftuar në ‘’Top News”.

Ndërkohë këtë të hënë Prokuroria e Durrësit ka dërguar në poligon Blerina Metën dhe tre fëmijët e saj për të kryer qitje me armë, për të parë nëse dinë të qëllojnë. Nga ky eksperiment ka dalë me “sukses” vetëm Hygerta, e cila ka qëlluar katër herë ndërsa Blerina, Hyseni dhe Amarildo kanë refuzuar të qëllojnë duke thënë se nuk dinë.

Pëllumb Meta u gjet i varrosur në kasollen e bagëtive pranë banesës së tij. Policia thotë se ai u vra nga Hysen Meta që bashkëpunoi me motrën Hygertën për ta kryer krimin. Më pas për të zhdukur trupin ka ndihmuar edhe vëllai tjetër, Amarildo. Të tre tashmë janë pas hekurave të qelisë në arrest me burg. Ndërkohë mamaja e tyre, Blerina po hetohet në gjendje të lirë. Por është e paqartë se kush e ka tërhequr këmbëzën. Fillimisht vrasjen e mori përsipër Hygerta, por Policia arrestoi edhe të vëllanë e saj Hysenin./ZËRI

Poll

MOS HUMB