Aktualitet

3 baza në 5 ditë, llojet e armëve që janë gjetur nga policia në Vlorë dhe Durrës. “Market” për grupet kriminale

Në Vlorë shumëllojshmëria e armëve ka qenë e madhe, ndërkohë që në Durrës, janë sekuestruar disa kallashnikovë

E.K
3 baza në 5 ditë, llojet e armëve që janë gjetur nga
3 bazat e armeve

TIRANË- Në harkun kohor të më pak se një jave, Policia ka goditur 3 baza armatimesh, që dyshohet se përdoreshin për të furnizuar grupet kriminale në Vlorë, Tiranë dhe Durrës. Baza më e madhe e zbuluar, dhe e para në radhë, ishte ajo që u gjet në fshatin Babicë të Vlorës, ku në pranga ra shtetasi Luçiano Deraj, ndërkohë që një tjetër bazë u zbulua të shtunën në fshatin Shkallnur të Durrësot, dhe sot në Sukth. E përbashkëta e tyre janë shumëlloshmëria e armëve të gjetura, ku nuk mungojnë as ato të sofistikuara si rasti i Vlorës ku u gjet një snajper me precizion të lartë. Pikërisht ky snajper është çuar në laboratorin e policisë shkencore për t’u ekzaminuar, pasi ka dyshime se është përdorur në vrasjen e Gëzim Sinomatit.

Llojet e armëve që u gjetën në Vlorë

1. Një armë zjarri snaiper e kalibrit 7.62-mm, e montuar ne gjendje luftarake me silenciator (zhurmembytes)

2. Pjesë përbërëse arme luftarake për formimin e 2(dy) armë te tjera zjarri pushkë snajpere.

3. Një armë zjarri pistoletë, e markës Zastava, kalibri 10-mm, dhe dy krëhëra me fishekë të po këtij kalibri.

4. Një arme Pistoletë-Stilolaps me ngjyrë Bronxi dhe një sasi prej 40 fishekësh të kalibrit 5.6-mm.

5. Një armë, e futur në këllëf, e kalbirit 12mm, e prodhimit Rus

6. Dy kuti plastike me material ndihmese per mirembajtjen e armeve snaipere.

7. Mine e pershtatur me cellular dhe eksploziv plastic si dhe shtatë copë kallëp lëndë eksplozive plastik te kapaciteteve 200 dhe 400gr.

8. Kater silenciator me trup metalik me ngjyrë të Zezë për armë te  gjata

9. Një Dylbi Optik termik me ngjyrë ushtarake me mbishkrimin NUC FOR BEST IMAGE,me gjatësi 41-cm me shikueshmeri naten

10. Katër dylbi optike si ato që vendosen në armët e zjarrit për shënjestër në largësi.

13. Dy palë dylbi optike vëzhgimi.

14. Akesorë plotësues për shënjestra optike të armëve të zjarrit.

15 Një kuti plastike me ngjyrë të Zezë Brenda së cilës gjenden 200 copë fishekë 9-mm.

17. Nje sasi e madhe fishekesh të kabibrit 7.65-mm dhe  45 krehera automatiku fishekë të kalibrit 7.62, model 56 dhe një sasi e madhe fishekësh të po këtij kalibri

18.Nje sasi e madhe fisheke kaliber 12 mm

19 Disa mijera fisheke luftarake calibrave te ndryshem, ndezësa granatash dore.

20. Disa aparate telefonik cellular qe do I nenshtrohen ekspertizes

21. Një radio marrëse-dhënëse, me mbishkrimin BOATHENG, me karikuesin e saj ne vale te DVP Vlore

22. Një pajisje me antenë me mbishkrimin DETECTOR K18 RFGS. 

23. njësi qëndrore kompjuteri e markës HP, dhe DVR

24. Nje numer i madh   targash automjetesh dhe celesash te ndryshem automjetesh

25. Disa maska me ngjyre te zeze dhe maska silikoni me imazhin e kokes se njeriut.

26. Disa fenelina policie e veshje te ndryshme.

Ndërkohë që në bazën e armëve që u gjet në zonën e Shkallnurit, në pranga ranë dy të rinjë. Emiljano Pasho dhe Hekuran Troplini ranë në kurthin e agjentëve të policisë, pasi dakordësuan një takim për blerjen e një arme prej tyre. Në momentin e shkëmbimit është bërë ndërhyrja për arrestimin e dy të rinjve. Dy të rinjve iu sekuestruan 4 armë zjarri kallashnikovë me 20 krëhra, qindra fishekë luftarak, 1 motomjet që shërbente për të lëvizur dhe transportuar armët e municionin, me qëllim shitjen, 63 700 lekë dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa. Burime bëjnë me dije për ZËRIN se të rinjtë i shisnin armët për shuma deri në 1 mijë euro. Policia ka dyshime që ata nuk kanë vepruar të vetëm, dhe po hetohet për persona të tjerë që mund të kenë qenë pjesë e grupit kriminal.

Këtë të hënë nga ana tjetër, policia njoftoi për zbulimin e një tjetër baze, këtë herë në zonën e Sukthit, në pranga ra pronari i banesës Adem Salillari. Nga kontrollet në ambientet e shtëpisë së tij u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri kallashnikov, 1 granatë, ndezës granate, 1 palë dylbi snajperi, krehër arme, 1 rrip ushtarak me fishekë dhe mijëra fishekë të tjerë të kalibrave të ndryshme.

Në të treja bazat e zbuluara nga policia janë gjetur armë kalalshnikovë, të cilat janë më të zakonshmet në atentatet mafioze. Ndërkohë përveç arrrestimeve të këtyre personave, policia është duke zgjeruar hetimet për grupet që kanë blerë armët, dhe ngjarjet e mundshme kriminale të cilat mund të planifikohen.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB