Aktualitet

Vrasja me thikë në Fier/ Grei Bihuci paradite studionte, pasdite punonte kamarier

19-vjeçari ishte nxënës në shkollën profesionale "Petro Sota".

k.m.
Vrasja me thikë në Fier/ Grei Bihuci paradite studionte, pasdite
Grei Bihuci

FIER- Grei Bihucit iu mor jeta sot nga një bashkëmoshatar për një sherr të nisur në rrjetet sociale. ZËRI ka siguruar foton e të riut që humbi sot jetën, ndërkohë që detaje të tjera janë mësuar me jetën e tij. 19-vjeçari ishte nxënës në shkollën profesionale "Petro Sota". E teksa paraditen e kishte të zënë me studime, pasdite punonte në një pastiçeri të qytetit. 

Vrasja me thikë në Fier/ Grei Bihuci paradite studionte, pasdite
Grei Bihuci

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën sotme, kur Florjan Muka, 18-vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë Bihucin. Por ky i fundit nuk u mbijetoi dot plagëve të marra ka humbur jetën në spital. Ndërkohë në spitalin e Fierit ka përfunduar i plagosur edhe O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./ZËRI

Poll

MOS HUMB