
TIRANË- Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të shtune një fabrikë bojrash në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Maminasit. Raportohet se forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë Ministria e Brendshme u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos kalojnë në këtë segment. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar dhe shkaqet e zjarrit.
NJOFTIMI:
Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë bojrash në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Maminasit. Ministria e Brendshme bën thirrje të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikset./Zëri