Bota

A do të kandidojë sërish si presidente e Kosovës? Osmani refuzon të përgjigjet

Osmani, me përfundimin e mandatit të plotë 5-vjeçar si presidentja e vendit, i dorëzoi postin kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

I.F
A do të kandidojë sërish si presidente e Kosovës? Osmani
Vjosa Osmani

PRISHTINË- Vjosa Osmani u largua këtë të shtunë pas 5 vitesh në detyrë si president e Kosovës, pasi përfundoi mandati i saj. Osmani, me përfundimin e mandatit të plotë 5-vjeçar si presidentja e vendit, i dorëzoi postin kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Ajo u përcoll nga stafi presidencial dhe me ceremoni shtetërore. Gjatë fjalimit të saj, Osmani u shpreh se është e lumtur që po ia dorëzon mandatin e saj një gruaje. Teksa u pyet nga gazetarët nëse do të kandidojë sërish në zgjedhjet e ardhshme, Osmani nuk është përgjigjur./ZËRI

Poll

MOS HUMB