
BERLIN- Vladimir Putin po bën gjithçka që mundet për të mbajtur sekret ADN-në e tij. Kështu pretendon media prestigjoze gjermane "Bild". Madje shkruajnë se kur ai udhëton jashtë vendit, agjentët i mbledhin feçet dhe i kthejnë në Rusi për t'u shkëtërruar. Por tani hakerët kanë arritur të hyjnë në kompjuterin e nipit të Putinit. Aty gjetën edhe një test ADN-je.
Një haker është ka hakuar kompjuterin e Mikhail Putin (58 vjeç), ku edhe kanë gjetur rezultatin e ADN-së që ai ka bërë për të gjetur paraardhësit e tij. Gjyshërit e Putinit thuhet se kanë qenë stërgjyshërit e këtij kushëriri– i quajtur Mikhail Putin (58 vjeç). Sipas Bild, të dy kanë një ngjashmëri gjenetike prej 6.25 për qind.
Të dy, si Mikhail, ashtu edhe Vladimir Putin, mbajnë të njëjtin haplogrup mashkullor Y – domethënë të njëjtin mutacion në kromozomet e tyre Y – sepse ata kanë një paraardhës të përbashkët në linjën atërore. Më tej, shtohet se përveç kësaj, ADN-ja e nipit thuhet se i përket haplogrupit të rrallë E-V13.
Haplogroup E-V13 e ka origjinën rreth 10 mijë deri në 20 mijë vjet më parë dhe gjendet kryesisht në Evropën Jugore dhe në Ballkan, ku trashëgohet përmes linjës mashkullore. Ky fis e ka origjinën në Kosovën e sotme.
Një nga tiparet e meshkujve të kësaj familje është fakti se kanë një rrezik të lartë për të vuajtur nga sëmundja e kancerit të prostatës. Edhe pse lajmi është publikuar dhe shpërndarë kudo, ende nuk ka asnjë reagim nga Kremlini zyrtar./ZËRI