Bota

E para grua kryetare në Kongresin Amerikan! Nancy Pelosi largohet nga politika

Pelosi deklaroi se nuk do të kandidojë për t’u rizgjedhur në Kongres pas përfundimit të mandatit të saj në janar 2027.

F.I
E para grua kryetare në Kongresin Amerikan! Nancy Pelosi largohet nga
Nancy Pelosi

SHBA- Nancy Pelosi ka njoftuar tërheqjen nga Kongresi Amerikan, duke i dhënë fund një karriere politike që zgjati disa dekada dhe e bëri demokraten nga Kalifornia një nga figurat më të fuqishme në Washington. Me një vidomesazh Pelosi deklaroi se nuk do të kandidojë për t’u rizgjedhur në Kongres pas përfundimit të mandatit të saj në janar 2027.

“Me një zemër mirënjohëse, mezi pres vitin tim të fundit të shërbimit si përfaqësuesja juaj krenare. Ndërsa ecim përpara, mesazhi im për qytetin që dua është ky: San Francisko, njihe fuqinë tënde. Ne kemi bërë histori. Ne kemi bërë përparim. Ne gjithmonë kemi udhëhequr rrugën dhe tani duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë duke mbetur pjesëmarrës të plotë në Demokracinë tonë dhe duke luftuar për idealet amerikane që i mbajmë të shtrenjta”, u shpreh kongresmenia.

Pelosi ishte e para grua që shërbeu si Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve dhe udhëhoqi Partinë Demokratike në dhomën e ulët të Kongresit nga viti 2003 deri në 2023. Nancy Pelosi e ka fituar për herë të parë vendin e saj në Kongres, në distriktin e saj në San Francisko më 1987, dhe më pas ka shërbyer në dy periudha në krye të Dhomës së Përfaqësuesve, më 2007-2011 dhe 2019-2023. Ajo është gruaja e parë amerikane në historinë amerikane që ka qenë në krye të Dhomës së Përfaqësuesve dhe ka luajtur rol kritik në avancim apo prishje të agjendave për shumë ish-presidentë amerikanë.

Poll

MOS HUMB