
MAGDEBURG- Pas sulmit terrorist me 5 të vdekur dhe rreth 200 të plagosur, në Gjermani kanë shpërthyer protestat për dëbimin e refugjatëve. Protestuesit kërkojnë dëbime masive të emigrantëve pasi mjeku saudit kreu sulmin terrorist me makinë në një treg të hapur Krishtlindjes, më 20 dhjetor.
Sipas Daily Mail, Taleb al-Abdulmohsen, 50 vjeç, përplasi makinën e tij në një treg të në qytetin Magdeburg të premten mbrëma, duke vrarë katër gra të moshës 45 deri në 75 vjeç dhe nëntë vjeçarin André Gleißner, si dhe duke plagosur mbi 200 njerëz. Rreth 700 demonstrues të ekstremit të djathtë u mblodhën në Magdeburg mbrëmjen e së shtunës, teksa mbanin në duar pankartat që shkruajnë “EMIGRACIONI VRET”.
“Kushdo që nuk e do Gjermaninë duhet të largohet nga Gjermania”, “Emigracioni vret” dhe “Ne duhet të marrim përsëri qytetet tona, fshatrat dhe atdheun tonë’, janë disa nga shkrimet në pankarat që ata mbanin në duar. Madje disa prej protestuesve u përleshën me policinë.
Shumë komentues pas ngjarjes tragjike shpërthyen në rrjete sociale duke u shprehur se al-Abdulmohsen ishte një terrorist islamik, por ministri i Brendshëm gjerman më vonë e identifikoi të dyshuarin si islamofob. /ZËRI