Bota

Sulmi terrorist në “Hapësirën Ajrore” në Ankara/ Hakmerret Turqia, 12 të vrarë dhe 25 të plagosur në Siri dhe Irak

Sipas informacioneve, sulmuesi ishte një 32-vjeçar dhe prej vitit 2016 ka qenë një anëtar aktiv i PKK-së, ndërsa emri i tij ende nuk bëhet me dije

I.F
Sulmi terrorist në “Hapësirën Ajrore” në Ankara/
Pamje nga sulmi terrorist

ANKARA- Pas sulmit terrorist në godinën e 'Hapësirës Ajrore’(TUSAS) në Ankara ku 5 persona humbën jetën dhe 22 u plagosën, Turqia ka nisur me hakmarrjen e saj. Turqia prej 6 orësh ka nisur një valë sulmesh në Irak dhe në Siri. Deri më tani raportohet se 12 civilë, kryesisht gra dhe fëmijë kanë humbur jetën ndërsa 25 të tjerë janë plagosur.

Sipas mediave turke, autorët e sulmit janë anëtarë të “Partisë Komuniste të Kurdistanit”, e cila nga disa ministra të qeverisë së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan është shpallur organizatë terroriste. Ndonëse vetë Erdogan ende nuk e ka shpallur atë organizatë terroriste, por gjithmonë akuzon ata për sulmet që ndodhin në vend. Sipas informacioneve, sulmuesi ishte një 32-vjeçar dhe prej vitit 2016 ka qenë një anëtar aktiv i PKK-së, ndërsa emri i tij ende nuk bëhet me dije, ndërsa sa i përket gruas së tij ende nuk janë publikuar të dhënat e saj.

Sipas Haberler, dy autorët kishin kryer një vëzhgim të zonës para sulmit të tyre, madje çifit publikonte dhe fotografri pranë “Hapësirës Ajrore” në mënyrë që të mos shfaqeshin të dyshimtë. 32-vjeçari mbeti i vrarë gjatë shkëmbit të zjarrit gjatë përplasjes me Policinë, ndërsa gruaja e tij ka hedhur veten e tij në erë me granatë, pasi nuk mund të arratisej.

Sulmi terrorist në “Hapësirën Ajrore” në Ankara/
Pamje nga Sulmi
Sulmi terrorist në “Hapësirën Ajrore” në Ankara/
Pamje nga Sulmi
Sulmi terrorist në “Hapësirën Ajrore” në Ankara/
Pamje nga Sulmi

Viktimat në Hapësirën Ajrore:

Zahide Güçlü, inxhiniere mekanike në TUSAŞ

Cengiz Coşkun, Menaxher i Kontrollit të Cilësisë në TUSAŞ

Hüseyin Canmaz, punonjës i TUSAŞ

Atakan Şahin Erdoğan, oficer sigurie

Murat Arslan, taksisti i cili u vra nga terroristët për t'i grabitur automjetin me të cilin mbërritën në hyrje të TUSAŞ

Sulmi terrorist në “Hapësirën Ajrore” në Ankara/
Viktimat

Mësohet se Zahide Güçlü, e cila ishte nënë e dy fëmijëve, u vra në momentin që mbërriti në portën e objekteve të TUSAŞ për të marrë lulet që i kishte dërguar i shoqi teksa festonte përvjetorin e martesës.

Dje pasdite një sulm terrorist ndodhi në 'Hapësirën Ajrore' turke, ku mbetën të vrarë 5 persona dhe u plagosën 22 të tjerë. Ngjarja ndodhi në momentin kur punonjësit po ndërronin turnin. Në derën e institucionit, ishte parkuar një mjet taksi, e cila shpërtheu me një bombë. Presidenti turk Rexhep Tayiip Erdogan, reagoi pas sulmit terrorist në Ankara, ku e dënoi sulmin dhe paralajmëroi edhe hakmarrjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB