TURQI- Një ditë pasi 16 persona u plagosën në Turqi gjatë një sulmi me armë në një shkollë, një tjetër incident u raportua ditën e sotme. Sipas mediave lokale, të shtëna u raportuan në një shkollë të mesme në provincën Kahramanmaras, ku 9 persona kanë humbur jetën (3 nxënës dhe 1 mësues) dhe mbi 20 të tjerë janë plagosur.
Sipas një raporti nga Turkiye Today, sulmi i armatosur u raportua në shkollën e mesme Ayser Calık në Kahramanmaras. Ekipet e urgjencës mjekësore dhe ambulancat u dërguan menjëherë në vendngjarje. Autoritetet kanë deklaruar se identiteti i sulmuesit ende nuk është përcaktuar, duke mos dhënë më shumë detaje lidhur me motivet e sulmit.
#SONDAKİKA Kahramanmaraş’ta bir ortaokulda silah sesleri duyuldu.
— İhlas Haber Ajansı (@ihacomtr) April 15, 2026
Kahramanmaraş Valisi Mükerrem Ünlüer, okuldaki silahlı saldırıda biri öğretmen 4 kişinin hayatını kaybettiğini, 20 kişinin yaralandığını açıkladı.https://t.co/aLTFsR9M7z
Ky sulm është i dyti i raportuar për të shtëna në një shkollë në Turqi brenda dy ditësh. Të martën, një sulmues 17-vjeçar qëlloi me pushkë gjahu në një shkollë të mesme profesionale në lagjen Siverek të Sanliurfas. Sulmi plagosi 16 persona, shumica prej tyre studentë. Sipas Guvernatorit Hasan Sildak, adoleshenti më pas vrau veten duke qëlluar veten me armë.