
Pamje nga vendngjarja
PAKISTAN- Një sulm me bombë ndodhi në stacionin e trenit në Quetta në Pakistan, ku mbetën të vrarë 24 persona dhe u plagosën 30 të tjerë. Sipas autoriteteve vendase, shpërthimi ka ndodhur pranë zyrës së biletave pak para nisjes së trenit, ku më shumë se 100 njerëz ishin duke pritur në stacion.
“Shpërthimi ndodhi brenda stacionit hekurudhor, kur një tren për në Peshaëar ishte gati të nisej nga stacioni për në destinacionin e tij”, tha drejtori i policisë lokale Muhammad Baloch.
Sulmi u mor përsipër nga Ushtria Çlirimtare e Balochistanit (BLA), një grup separatist etnik Baloch. /ZËRI
Poll