Bota

Mjeku që urren Islamin, kush është autori i sulmit në tregun e Krishtlindjeve

Ai ka statusin e azilit si refugjat politik që nga viti 2016.

F.I
Mjeku që urren Islamin, kush është autori i sulmit në tregun
Taleb A.

GJERMANI-Detaje të reja janë zbardhur pas sulmit tragjik të së premtes në Magdeburg, Gjermani, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën 68 të tjerë. Autori i sulmit u arrestua vetëm pak minuta pasi me “BMW” e tij mori përpara turmën me qindra njerëz në tregun e Krishtlindjeve. 

I dyshuari i arrestuar mësohet se është një mjek 50-vjeçar, Taleb A., i cili vjen nga Arabia Saudite dhe ka ardhur në Gjermani në vitin 2006. Sipas hulumtimeve të WDR dhe NDR, ai thuhet se është një figurë shumë e spikatur në komunitetin e emigrantëve sauditë dhe konsiderohej person kontaktues për azilkërkuesit, veçanërisht gratë. Ai ka statusin e azilit si refugjat politik që nga viti 2016. Nuk ka informacione për motivin. Kryeministri i landit, Haseloff tha se hetimet janë në vazhdim. 

Deklaratat e deritanishme që burri mësohet se ka bërë deri para pak kohësh në rrjetet sociale japin dëshmi se ai mund të jetë ndjerë i përndjekur. Sipas hulumtimit të WDR, ai ishte jashtëzakonisht kritik ndaj islamit në internet dhe se i frikësohej islamizimit të Gjermanisë. Në platformën X ai shprehte urrejtje të hapur për islamin dhe e quante veten “kritikun më agresiv të islamit në histori”.

Sipas policisë, 50-vjeçari i cili e kishte marrë mjetin me qira hyri në turmë duke lëvizur me shpejtësi për  rreth 400 metra. Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve okularë, sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg filloi në orën 19:04 të kur një BMW e errët hyri në turmë./ZËRI

Poll

MOS HUMB