Bota

Operacioni "Rrjeta e Merimangës": Si u inskenua për 18 muaj sabotimi i bazave ruse nga Ukraina

Sipas burimeve nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU), operacioni është i koduar "Rrjeta e Merimangës" dhe është planifikuar në fshehtësi për gati një vit e gjysmë, nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të vetë Volodymyr Zelenskyy-t. 

k.m.
Operacioni "Rrjeta e Merimangës": Si u inskenua për 18 muaj
Pamje nga sulmi

KIEV- Po publikohen detaje se si u organizua sulmi ukrainas ndaj të paktën katër bazave ajrore ruse të dielën herët në mëngjes, duke shkatërruar më shumë se 40 avionë luftarakë rusë. Sipas burimeve nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU), operacioni është i koduar "Rrjeta e Merimangës" dhe është planifikuar në fshehtësi për gati një vit e gjysmë, nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të vetë Volodymyr Zelenskyy-t. Në fakt, shefi i shtabit të Zelenskyy-t, Andriy Yermak, bëri një referencë në dukje të rëndësishme për operacionin e kryer me dronë. Yermak postoi një emoji në formë rrjete merimange si në kanalin e tij Telegram ashtu edhe në X të dielën, duke shwnuar kwshtu njw referencw tw dukshme pwr operacionit. 

Drone brenda kontejnerëve prej druri

Siç raportojnë të njëjtat burime, vala e parë e dronëve FPV u dërgua në territorin rus nga kontejnerë të lëvizshëm prej druri. Pasi mbërritën në tokën ruse, dronët u fshehën në këto kontejnerë të cilët ishin vendosur në kamionë. Në kohën e sulmit, kontejnerët u hapën me telekomandë, duke u lejuar dronëve të ngriheshin dhe të godisnin bazat ajrore aty pranë. Videoja që qarkullon në mediat ukrainase tregon dronë që dalin nga çatia e një kontejneri.

Shikoni videon:


Dëmet mbi 2 miliardë dollarë

Pala ukrainase vlerëson se dëmi i shkaktuar bazave ruse tejkalon 2 miliardë dollarë. Midis objektivave të goditura ishin bombarduesit strategjikë TU-95, bombarduesit supersonikë TU-22M3 dhe avionët e paralajmërimit të hershëm A-50, kritikë për aftësitë operacionale të Forcave Ajrore Ruse. Po ashtu, komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, gjeneralmajor Mykhailo Drapati, paraqiti dorëheqjen e tij.

Vendimi i tij erdhi disa orë pas një sulmi me raketa balistike ruse në një kamp stërvitjeje të ushtrisë ukrainase, i cili vrau 12 ushtarë.

Dorëheqja e Drapatit shihet nga disa si një shenjë e marrjes së përgjegjësisë, në një periudhë humbjesh të mëdha ushtarake.

Moska akuzon Kievin për “sulm terrorist”

Nga ana e saj, Ministria ruse e Mbrojtjes akuzoi Ukrainën për një “sulm terrorist” kundër aeroporteve në rajonet Murmansk, Irkutsk, Ivanovo, Ryazan dhe Amur. Në të njëjtën kohë, diplomacia vazhdon. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar se Ministri i Mbrojtjes Rustam Umerov do të marrë pjesë në bisedimet e paqes me Rusinë që do të zhvillohen në Turqi. Gjatë një takimi, Zelenskyy përshkroi qëndrimet e vendit përpara takimit në Stamboll. Sipas tij, Ukraina do të hyjë në dialog duke kërkuar, së pari, një armëpushim të plotë dhe pa kushte, së dyti, lirimin e të burgosurve dhe së treti, kthimin e fëmijëve të rrëmbyer./ZËRI

Poll

MOS HUMB