
SHBA- Manjati Elon Musk mohoi aludimet se kishte marrë ketaminë, pas aludimeve që u shpërndanë në rrjetet sociale dhe jo vetëm. E gjitha nisi pas një videoje, të filmuar në mars, ku 53-vjeçari shfaqej duke luajtur me lugët në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida. Elon Musk shkroi në X se nuk përdor drogë, një ditë pasi New York Times raportoi se miliarderi mori sasi të konsiderueshme ketamine, ekstazi dhe kërpudha halucinogjene gjatë fushatës zgjedhore të Donald Trump.
"Unë nuk jam duke përdorur ketaminë,"- u përgjigj Musk. Ndërsa shtoi: Për të qenë më i qartë! Unë nuk marr drogë! New York Times gënjen. Kam përdorur ketaminë me recetë disa vite më parë dhe postova në lidhje me të në X, kështu që kjo nuk është asgjë e re. Nuk e kam bërë më që atëherë.
CEO i X, Tesla dhe SpaceX, ka deklaruar më parë publikisht se përdor doza të vogla ketamine për të luftuar tendencat depresive, ndërsa zbuloi se përdorimi i drogërave po e ndihmonte që të punonte në mënyrë më efikase për kompanitë e tij. Por, NYT e bazoi artikullin e saj në mesazhe private dhe intervista me më shumë se 10 njerëz që e njohin Musk ose kishin punuar me të. Megjithatë, Musk ka folur publikisht dhe thotë se përgjigjia është "jo"./ZËRI