
TURQI- Ka pasur një zhvillim të ri lidhur me vrasjen e 8-vjeçares Narin Güran, trupi i pajetë i së cilës u gjet në përroin Sankitutmaz 19 ditë pasi u zhduk më 21 gusht. Mediat turke kanë siguruar një foto të Nevzat Bahtiyar, personi që hodhi në lumë trupin e të miturës duke kërkuar bashkë me të gjithë lagjen vajzën e vogël. Pasi u dha alarmi për zhdukjen e saj, e gjithë lagja, bashkë me Policinë nisën që të kërkonin vajzën e vogël. Në ditën e tretë, kërkimeve iu bashkua edhe Bahtiyar, i cili e dinte shumë mirë se vajza nuk jetonte më pasi vetë e kishte hedhur në lumë.

"Nevzat Bahtiyar qëndron gjakftohtë sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ndërsa pranë tij shihet i parkuar automjeti i kuq, me të cilën transportoi kufomën,"-shkruajnë mediat turke. Për të, nga Prokuroria është kërkuar burg përjetë pasi akuzohet për veprën penale “vrasje me dashje".
Narin Güran po shkonte në një kurs Kurani më 21 gusht por nuk u kthye më në shtëpi. Familja e saj kontrolloi vetë zonën, por pa rezultat, ndaj njoftuan Policinë. Kufoma e saj u gjet në një përrua, brenda një thesi, 19 ditë pas alarmit për zhdukjen e saj. Xhaxhai i saj u arrestua pasi një person ka dëshmuar se është paguar nga ai për të fshehur kufomën. Ky person është pikërisht Nevzat Bahtiyar. Aryesja mbetet ende mister dhe ka "mbërthyer" të gjithë Turqinë./ZËRI