Bota

Shokon Trump: Biden u vra dhe u zëvenësua me një klon!

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi ndarjen e postimit nga presidenti me miliona ndjekës të tij.

k.m.
Shokon Trump: Biden u vra dhe u zëvenësua me një klon!
Donald Trump dhe Joe Biden

UASHINGTON — Pak pas orës 22:00 të së shtunës, Presidenti Donald Trump ndau një postim në platformën e tij Truth Social nga një teoricien me shumë pak ndjekës, i cili pretendon se ish-Presidenti Joe Biden u ekzekutua në vitin 2020 dhe u zëvendësua me një klon. Të njëjtin mendim duket se ka edhe presidenti aktual, i cili e ka shpërndarë postimin e bërë. 

"Nuk ka më Joe Biden. Ai u vra në vitin 2020. Klonet e Bidenit janë kopje të ngjashme dhe entitete pa shpirt dhe pa mendje të projektuara nga robotët. Demokratët nuk dinë që ta dallojnë ndryshimin,"-shkruhet në postimin që ripostoi Trump.

Shokon Trump: Biden u vra dhe u zëvenësua me një klon!

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi ndarjen e postimit nga presidenti me miliona ndjekës të tij.

Trump, një promovues i hershëm i teorive konspirative, ndan shpesh postime nga mbështetësit e tij, duke përfshirë ato që mbështesin bindjet e QAnon ose pretendime të tjera të pabaza dhe të çuditshme. Por postimi i Biden i ndarë të shtunën ishte ndër pretendimet më të çuditshme që presidenti 78-vjeçar ka përhapur ndonjëherë në rrjetet e tij sociale. 

Por ndryshe nga sa pretendon Trump, Biden nuk u ekzekutua në vitin 2020 dhe klonimi i njeriut nuk është arritur kurrë deri më tani. Trump dhe Biden debatuan përballë njëri-tjetrit qershorin e kaluar dhe u takuan përsëri në Shtëpinë e Bardhë në nëntor pas zgjedhjeve presidenciale. Ata u takuan përsëri në Ditën e Inagurimit të presidentit të ri në janar.

Se çfarë ka dashur Trump që të thotë, vetëm ai mund ta shpjegojë./ZËRI

Poll

MOS HUMB