Bota

SKANDAL në SHBA, kompania shet peceta higjenike me kimikate kancerogjene

Si një nga markat më të mira, paditë e ngritura ndaj Carefree përbëjnë një shqetësim të rëndësishëm për shëndetin, pasi miliona gra i përdorin këto peceta higjenike.

I.F
SKANDAL në SHBA, kompania shet peceta higjenike me kimikate kancerogjene
Carefree

UASHINGTON- Marka e njohur për pecetat higjenike, "Carefree" akuzohet se produktet e saj përmbajnë kimikate të njohura që shkaktojnë kancer. Sipas një testi në një laborator, produktet mbanin acid perfluorooctanoic.

Ekspozimi ndaj acidit perfluorooctanic lidhet me probleme të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë dëmtimin e mëlçisë, rritjen e kolesterolit, efektet e zhvillimit, ndërprerjen e sistemit imunitar dhe rritjen e rrezikut të disa llojeve të kancerit. Deri më tani kompania e "Carefree" nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me akuzat e ngritura.

Si një nga markat më të mira, paditë e ngritura ndaj Carefree përbëjnë një shqetësim të rëndësishëm për shëndetin, pasi miliona gra i përdorin këto peceta higjenike. Avokati Vineet Dubey, që përfaqëson kompaninë "Ecological Alliance LLC" që ngriti padinë, tha se kompania duhet të eliminojë kimikatet nga pecetat higjenike ose të vendosë një etiketë në paketimin e saj që paralajmëron konsumatorët.

"PFOA është një toksinë riprodhuese e njohur dhe asnjë sasi nuk konsiderohet e sigurt. Kjo është një çështje e shëndetit publik. Ky kimikat sintetik grumbullohet me kalimin e kohës në trupin e njeriut, duke çuar në efekte të pafavorshme riprodhuese, si ulja e fertilitetit dhe ndryshime hormonale. Përveç kësaj, mund të rrisë hipertensionin tek gratë shtatzëna. Gratë e përdorin këtë produkt për 8 deri 10 orë në një kohë, gjë që rezulton në ekspozim të vazhdueshëm ndaj PFOA, potencialisht në baza ditore,”- tha avokati.

PFOA mund të qëndrojë në trupin e dikujt deri në 50 vjet dhe rrit mundësinë që fëmijët të kenë peshë të ulët në lindje dhe të përjetojnë vonesa në zhvillimin e tyre, si dhe të rrisin shanset për të zhvilluar kancer të veshkave ose prostatës./ZËRI

Poll

MOS HUMB