Bota

Rusia do të përmirësojë armët bërthamore përballë “kërcënimeve nga Perëndimi”

Shefi i energjisë bërthamore në Rusi paralajmëron se vendi po përballet me kërcënime të mëdha dhe ka nevojë të forcojë mburojën e tij bërthamore

f.g
Rusia do të përmirësojë armët bërthamore
Putin dhe Likhachev

MOSKE- Kreu i korporatës shtetërore bërthamore ruse Rosatom, Alexei Likhachev, ka deklaruar se Rusia duhet të përmirësojë arsenalin e saj bërthamor për shkak të “kërcënimeve kolosale” që po vijnë nga situata aktuale gjeopolitike. Ai i quajti armët bërthamore “mburojë dhe njëkohësisht shpatë” që garanton sovranitetin e vendit.

Këto deklarata vijnë ndërsa traktati “New START” për kontrollin e armëve bërthamore mes SHBA-së dhe Rusisë pritet të skadojë në shkurt 2026. Likhachev nuk dha detaje konkrete se çfarë përmirësimesh janë planifikuar, por theksoi se zhvillimi i mëtejshëm i programit është i domosdoshëm.

Ndërkohë, ish-presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar ndërtimin e një sistemi mbrojtës bërthamor të quajtur “Golden Dome”, me një kosto të parashikuar prej 175 miliardë dollarësh, i frymëzuar nga sistemi izraelit “Iron Dome”.

Aktualisht, SHBA dhe Rusia zotërojnë së bashku rreth 90% të armëve bërthamore në botë./ZËRI

Poll

MOS HUMB