Bota

Testet me kariotip mashkull/ "Rikthehet" Imane Khalif, boksierja duhet të bëjë sërish test ADN-je për të garuar

Khelief, nga Algjeria, së bashku me boksieren tajvaneze Lin Yu-ting, u përjashtuan nga Kampionati Botëror 2023 nga organi i mëparshëm qeverisës botëror, Shoqata Ndërkombëtare e Boksit (IBA), për dyshime se nuk i kaluan testet dhe kriteret.

k.m.
Testet me kariotip mashkull/ "Rikthehet" Imane Khalif, boksierja duhet
Imane Khelief

SHBA- Pas zhurmës që shkaktoi vitin që lamë pas, kampionia olimpike Imane Khelief është rikthyer sërish në vëmendje! Ajo nuk do të lejohet të garojë në kategorinë e grave në Lojërat Botërore të Boksit derisa t'i nënshtrohet testeve të reja të detyrueshme për gjenetikën e saj. 26-vjeçarja fitoi medaljen e artë në kategorinë e peshave të lehta për femra në Lojërat Olimpike të Parisit vitin e kaluar mes polemikave për kategorinë ku ajo garoi. Khelief, nga Algjeria, së bashku me boksieren tajvaneze Lin Yu-ting, u përjashtuan nga Kampionati Botëror 2023 nga organi i mëparshëm qeverisës botëror, Shoqata Ndërkombëtare e Boksit (IBA), për dyshime se nuk i kaluan testet dhe kriteret.

Më pas, ajo u lejua të garonte në Lojrat Olimpike të Parisit. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) doli me një njoftim ku shprehej se atletët ishin të pranueshme për të garuar në kategorinë e grave në Paris për sa kohë që pasaportat e tyre tregonin se ishin femra. Por, të premten e kaluar, Federata Botërore e Boksit njoftoi se "të gjithë atletët mbi moshën 18 vjeç" që dëshirojnë të garojnë në garat që organizohen duhet që t'i nënshtrohen një testi gjenetik PCR (reaksion zinxhir polimerazë) ​​për të përcaktuar seksin e tyre të lindjen. Vetëm kështu mund të fitojnë të drejtën e tyre për të garuar.

Kelif ishte planifikuar të kthehej në ring për të garuar për Kupën e Boksit "Eindhoven", një kampionat që do të zhvillohet nga data 5 deri më 10 qershor. Ndërkohë që polemikat kanë nisur, në internet ka "rrjedhur" një  analizë gjaku e publikuar nga anëtari i komitetit të shtypit olimpik, Alan Abrahamson, ku konfirmohet se boksierja algjeriane Imane Khelif është mashkull.

Testi u krye në vitin 2023 me kërkesë të IBA-s dhe rezultoi në skualifikimin e Khelif nga kampionati botëror i boksit për femra në Neë Delhi.

Çfarë treguan testet që bëri në vitin 2023?

Testet me kariotip mashkull/ "Rikthehet" Imane Khalif, boksierja duhet

Në dokumentin e publikuar, rezultatet për Khelifin deklarojnë se “analiza kromozomale tregon një kariotip mashkullor”. Një kariotip është grupi i kromozomeve në një individ. Në rastin e Khelifit, IBA ka treguar se modeli i saj i kromozomeve është XY, pra mashkullor. Rezultatet e supozuara të testeve gjenden në një dokument zyrtar me një letër nga Dr. Lal PathLabs në New Delhi, i cili është miratuar nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim, një organizatë zvicerane, dhe i akredituar nga Kolegji Amerikan i Patologëve.

Boksierja Khelif, 26 vjeç ka qenë prej kohësh në shënjestër e skeptikëve, të cilët e quajnë atë një 'burrë biologjik' dhe këmbëngulin se ajo nuk duhet të konkurrojë në kategorinë e grave. Vetë Khelif ka sqaruar se biologjikisht është një grua, e cila ka një gjendje të rrallë në zhvillimin e seksit (DSD), e cila mund të rezultojë që individët femra të kenë kromozome apo hormone mashkullore. E gjithë polemika nisi, pas ndeshjes me boksieren italiane Angela Carini, të cilën Khelif e mundi për 46 sekonda. Kështu nisi vala e reagimeve se ajo ishte një burrë dhe gara për konkurrentet e tjera ishte e padrejtë dhe e humbur pa nisur. Kundër saj dolën edhe figura publike si: Donald Trump, Giorgia Meloni, Elon Musk, Piers Morgan, J.K. Roëling dhe shumë të tjerë. Teksa përballej me presionin e ndeshjeve dhe reagimet e rrjetit, Imane zbuloi se ishte femër që në lindje dhe është regjistruar si femër në pasaportën e saj algjeriane. Por edhe sot, ka ende polemika sa herë përmendet emri i saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB