Bota

Trump i kërkoi NATO-s të rrëzojë avionët rus, Moska: Nëse ndodh nis lufta

Trump u bëri thirrje vendeve të NATO-s që të rrëzojnë avionët rusë të cilët hyjnë në hapësirën ajrore.

F.I
Trump i kërkoi NATO-s të rrëzojë avionët rus, Moska:
FOTO ILUSTRUESE

RUSI-Teksa avionë ushtarakë rusë shkelën hapësirën ajrore të Estonisë, incidenti u diskutua edhe në OKB edhe gjatë takimit të Donald Trump me Zelenskyyn. Trump u bëri thirrje vendeve të NATO-s që të rrëzojnë avionët rusë të cilët hyjnë në hapësirën ajrore.

Nga ana tjetër, ambasadori i Rusisë në Francë, Alexey Meshkov, ka paralajmëruar Perëndimin që rrëzimi i një avioni rus, do të ishte shpallje lufte.

“Çdo rrëzim i një avioni rus nga NATO në hapësirën e saj ajrore do të shkaktonte një luftë”, ka thënë ai.

Ndërkohë avionë ushtarakë të NATO-s dhe SHBA u mobilizuan menjëherë pasi avionë rusë fluturuan pranë kufirit të Danimarkës si dhe pranë Alaskës.

Moska ka mohuar akuzat, duke i cilësuar si të pabazuara dhe pjesë të një fushate kundër saj. Ambasadori Meshkov përsëriti linjën zyrtare të Kremlinit, duke hedhur poshtë edhe lidhjet me aktivitetet e dyshimta të dronëve të vërejtur në Danimarkë dhe Norvegji në fillim të kësaj jave.

Poll

MOS HUMB