GREQI- Një ngjarje kriminale u regjistrua pak ditë më parë në Burgun Domokos, në Greqi, ku një i burgosur u vra me armë zjarri. Një i dënuar me burgim të përjetshëm ka tentuar ta vrasë krye-rojën e turnit, por është qëlluar për vdekje me armë zjarri, nga një tjetër i dënuar me origjinë bullgare.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në prani të shqiptarit që po vuan dënimin në të njëjtin burg, Alket Rizai. Nuk dihen ende arsyet e krimit, apo nëse ngjarja ka lidhje me vetë Rizain. Alket Rizai është një prej shqiptarëve më të famshëm në Greqi, për shkak të arratisjeve të tij spektakolare nga burgjet greke. Ai për momentin vuan dënimim me burg përjetë, për vrasje dhe tentativë arratisje nga burgu, e përsëritur të paktën 3 herë.
Ndërkohë, autoritetet greke kanë arrestuar kryegardianin e burgut, pasi akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e 43-vjeçarit grek të dënuar me burgim të përjetshëm brenda qelive. Mediat greke raportojnë se hetuesi nuk ishte i bindur nga skenari se bullgari "shpëtoi" oficerin e burgut. Ndaj dyshohet se vrasja është bërë për vetëmbrojtje. Kryegardiani i arrestuar është njëkohësisht baxhanaku i një shqiptari të dënuar për krime të rënda. Ai rezulton i arratisur nga ky burg, pasi përfitoi një leje në rrethana të dyshimta, po me ndihmën e rojës së ndaluar.
Sipas mediave vendase, oficerët që trajtojnë çështjen ngrenë një sërë pyetjesh që, në thelb, e hedhin poshtë këtë narrativë.
Fillimisht nga analiza e videos që ekziston nga brenda burgut (jo në vendin e vrasjes) dhe konkretisht nga korridoret, duket se 43-vjeçari grek del nga qelia e tij, kur më herët është njoftuar se rreshteri po e kërkonte. Ai del nga qelia i veshur me pantallona të shkurtra dhe bluzë dhe nga lëvizjet e tij duket se nuk ka armë, siç pretendonte rreshteri dhe krimineli bullgar. Kur mbërritën në vendngjarje, sipas asaj që pretendojnë oficeri i burgut dhe bullgari, 43-vjeçari sulmoi të parin me qëllim për ta qëlluar. Pastaj i burgosuri bullgar e çarmatosi, por në vend që ta imobilizonte, ai vendosi ta qëllojë.
Në fakt, ajo nuk e qëllon një herë dhe diku në trup, por tre, me dy plumba që godasin në kokë 43-vjeçarin grek. "Ka indikacione serioze se ky skenar nuk korrespondon me realitetin", theksojnë oficerët e lartë.
Shefi i Gardianëve (kryegardiani), baxhanak i shqiptarit të arratisur
Krye-roja, rezulton të jetë baxhanaku i një shqiptar të arratisur nga burgu i Domokos. Megjithatë, hetimet e mëtejshme zbulojnë se një tjetër i afërm i tij, në vitet 2000, u arrestua pasi ai ishte pjesëtarë i mafies greke. Punonjësit e policisë që kishin trajtuar rastin në atë kohë raportojnë se ai po i jepte informacion një personi që u vra në Haidari.
