Bota

Zgjedhjet në SHBA 2024, Kë mbështesin gjigantët e Hollywood, Silicon Valley dhe NBA: Trump apo Harris?

Silicon Valley deri vonë "nuk ishte e interesuar për politikën, sepse edhe politika nuk ishte e interesuar për ta".

I.F
Zgjedhjet në SHBA 2024, Kë mbështesin gjigantët e Hollywood,
Zgjedhjet në SHBA

UASHINGTON- Sytë e të gjithë ndërkombëtarëve janë kthyer nga zgjedhjet në presidenciale në SHBA që do të mbahen pas disa ditësh. Kandidatët për president janë duke përdorur çdo “mjet që kanë në duar” për të bindur votuesit, këtu përfshihet dhe mbështetja nga njerëzit me influencë. Kandidatja demokrate Kamala Harris pothuajse ka mbështetjen e të gjithë yjëve të mëdhenj të industrisë së muzikës, por edhe sportit, ndërsa kandidati republikan Donald Trump ka mbështetjen e biznesmenëve.

Edhe pse pjesa më e madhe e saj mbetet demokratike, ajo që ka ndryshuar në zgjedhjet e këtij viti është se gjigantë teknologjisë që janë në favor të Donald Trump nuk po “fshihen” si më parë, por po e shprehin hapur mbështetjen e tyre për kandidatin republikan.

Yjet votojnë për Harris

“Hollywood-i kërkon fitoren e Harris këtë vjeshtë”, shkruan media amerikane “CNN”. Nga Beyonce, Taylor Swift, George Clooney, Bruce Springsteen te Oprah Winfrey, të cilët janë “emrat më të mëdhenj”, kanë deklaruar mbështetjen e tyre për Harris. Ata janë bërë zërat e saj më të mëdhenjë, të cilët kanë qenë të pranishëm në mitingjet e saj, madje kanë folur për të në koncertet e tyre.

“Që prej kandidaturës së parë të Obamës, kam parë kaq shumë njerëz që njoh në Hollywood të jenë aktivë në politikë”, tha për CNN Greg Berlanti, skenarist, producent dhe regjisor i filmave dhe serialeve.

Në të vërtetë, lista e Kamalës me aktorët e famshëm është e gjatë dhe përfshin emra si Jennifer Aniston, Matt Damon, Viola Davis, Anne Hathaway dhe shumë të tjerë.

"Nuk ka asgjë më të rëndësishme për vendin tonë se sa të mposhtim Donald Trumpin në votime,”- tha Robert De Niro për Hollywood Reporter, ndërsa edhe Sarah Jessica Parker mbështeti Harris. Aktorja postoi një foto në Instagram ku shihet duke mbajtur një shenjë Harris/Walz në dritaren e shtëpisë së saj, së bashku me një listë me arsyet pse do të votojë për Partinë Demokratike.

Madje edhe Billie Eilish njoftoi për 120 milionë ndjekësit e saj në Instagram se do të votojë për Harris dhe Walz, me mesazhin: Votoni sikur jeta juaj varet nga kjo, sepse po, varet!

Reperi fitues i Grammy-it, Eminem, hapi fjalimin e Barack Obamës në një tubim të fundit për Harris në Detroit, në një lëvizje potencialisht veçanërisht të rëndësishme për demokratët pasi sondazhet tregojnë një betejë të ngushtë midis dy kandidatëve në shtetin e Miçiganit. Cher u shfaq në një video duke thënë se ajo "po votonte me krenari" për Harris dhe Walz, ndërsa muzikanti Marc Anthony u shfaq në një reklamë për Harris duke kritikuar Trump.

Edhe NBA bëhet “Blu”

Trajneri i “Golden State Warriors”, Steve Kerr tha publikisht se do të votojë për Harris në Konventën Kombëtare Demokratike në gusht dhe ylli i “Warriors”, Steph Curry tha se do të votojë “blu”.

Po ashtu edhe manjatët dhe ish-yjet e NBA-së Magic Johnson, trajneri i Milaukee Bucks, Doc Rivers dhe ylli i NBA-së, Chris Paul tha se do të votojnë për Harris.

Më pak… mbështetje nga yjet për Trump

Donald Trump, edhe pse ka qenë pjesë e Hollywood për një kohë të gjatë, nuk ka mbështetje politike prej tyre. Megjithatë, ai ende, si në fushatat e tij të mëparshme, ruan mbështetjen e "një grupi të çuditshëm kryesisht C- dhe D-listers", siç shkruan me kritika Hollyood Reporter.

Sigurisht, në një farë mase, kjo është e vërtetë për shumicën e kandidatëve presidencialë modernë republikanë, me Ronald Reagan ndoshta i fundit që ka fituar mbështetje të konsiderueshme nga të famshëm.

Kthesë "e Kuqe" në Silicon Valley

Megjithatë, një fushë që këto zgjedhje bënë një ndryshim të paprecedentë në preferencat politike është teknologjia. Të ashtuquajturit "Tech Bros", CEO-t multi-milionerë të Silicon Valley, kanë qëndruar tradicionalisht në anën e demokratëve (kryesisht në mënyrë delikate, në formën e financimit). Disa prej tyre mbeten të qëndrueshme, si Bill Gates i cili së fundmi ka bërë një donacion prej 50 milionë dollarësh për Kamala Harris.

Siç shpjegon "Guardian", Silicon Valley deri vonë "nuk ishte e interesuar për politikën, sepse edhe politika nuk ishte e interesuar për ta". Por kjo ka ndryshuar nën Joe Biden: CEO të gjigantëve të teknologjisë janë thirrur herë pas here për të dëshmuar para Kongresit si pjesë e përpjekjeve më intensive për të imponuar rregullore dhe kontrolle dhe për të kufizuar fuqinë e kompanive Big Tech, duke arritur kulmin në gusht, kur gjykata federale e SHBA dënoi Google për praktika monopoliste.

Pra, emrat e mëdhenj të Big Tech këtë vit ose zgjodhën të qëndronin jashtë, ose iu bashkuan Donald Trump.

Në kategorinë e parë bien emra si ata të Mark Zuckerberg-ut të Metës dhe Jeff Bezos-it të Amazon-it, të cilët edhe pse dikur ishin më shumë pro-demokrat, nuk po mbështesin asnjë kandidat në këto zgjedhje, ndërkohë që të dy muajt e fundit janë përpjekur të përmirësojnë marrëdhëniet me Trump. Në kategorinë e dytë, pa dyshim që spikatet Elon Musk, i cili që nga vera i është përkushtuar plotësisht fushatës elektorale të Trump.

Por, përveç njeriut më të pasur në botë, ish-presidenti ka fituar edhe mbështetjen e sipërmarrësve të kriptomonedhave, Marc Andreessen dhe Ben Horowitz, ndryshimi i klimës ka rritur shqetësimin tek demokratët dhe për investitorët e teknologjisë, që të cilët thojnë se politikat e Biden “mbajnë erë lenizmi”.

Sipas “Guardian”, vlerësohet se të paktën edhe 14 “emra të mëdhenj” të Silicon Valley e mbështesin Trumpin me financim, si Peter Thiel, bashkëthemelues i PayPal. /ZËRI

Poll

MOS HUMB