Bota

Ajo që i friksoheshin ndodhi! Nis lufta mes djemve të Chapitos dhe Mayos, vdekja kryefjalë në Culiacán

Kur u njoftua data e arrestimit të Mayo Zambada, 10 gusht 2024, një atmosferë e tensionuar u ndje duke ngjallur frikën e një hakmarrjeje nga "El Mayito Flaco" kundër fëmijëve të Joaquín El Chapo Guzmán.

k.m.
Ajo që i friksoheshin ndodhi! Nis lufta mes djemve të Chapitos dhe
Foto ilustruese

MEKSIKË- Ajo që pritej ndodhi! Pas gati dy muajsh nga kapja në Shtetet e Bashkuara të liderit të kartelit Sinaloa, Ismael El Mayo Zambada, shpërtheu dhuna në qytetin e Culiacán. Ky vend konsiderohet qendra e takimit të dy prej fraksioneve kryesore të trafikut të drogës në Meksikë: Los Chapitos - bijtë e Joaquín El Chapo Guzmán - dhe La Mayiza - grup që ishte nën urdhrat e Ismael Zambada Sicairos.

Kur u njoftua data e arrestimit të Mayo Zambada, 10 gusht 2024, një atmosferë e tensionuar u ndje duke ngjallur frikën e një hakmarrjeje nga "El Mayito Flaco" kundër fëmijëve të Joaquín El Chapo Guzmán. Në fillim mbizotëronte qetësia, megjithatë, në orët e para të 9 shtatorit diçka ndodhi! Banorët e Culiacán raportuan të shtëna mes civilëve të armatosur.

Që prej atij momenti janë raportuar për zënka të ndryshme që kanë prekur drejtpërdrejt banorët e zonës. Në një nga raportet e fundit nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Sinaloas konfirmoi se ditët e fundit ishin shënuar 19 vrasje dhe 28 persona të zhdukur.

Në orët e fundit të këtij 14 shtatori, në prag të festimeve për Pavarësinë e Meksikës, Ministria e Sigurisë Publike njoftoi se ka marrë raportime për shpërthime në këtë zonë. 

Për arrestimin e "El Mayos"  gazetarë dhe analistë të ndryshëm përhapën versione që tregonin për një dorëzim të dakordësuar, një tradhti...madje dhe një rrëmbim të orkestruar nga "El Chapito" për të dorëzuar para autoriteteve "kumbarin" e tij, El Mayo Zambada. Me deklaratat e Ken Salazar dhe qëndrimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Meksikë, versioni zyrtar përputhet me hipotezat e tradhtisë së Guzmán López ndaj Zambada.

Avokati Frank Perez në një intervistë të dhënë për gazetarët Ioan Grillo dhe Juan Alberto Cedillo, pretendon se klienti i tij ishte rrëmbyer, rrahur dhe detyruar më pas që të hipte në avionin që do ta dërgonte në SHBA. Në avion, po sipas avokatit, ishin vetëm 3 persona, El Chapito, Mayo dhe piloti. Aktualisht, Zambada dhe Guzmán, bashkëthemelues të kartelit "El Chapo" do vuajnë dënimin e përjetshëm në një burg të sigurisë maksimale në SHBA./ZËRI

Poll

MOS HUMB