Bota

Alarm i kuq në Athinë, priten protesta të dhunshme

Në 17 Nëntor të 50 viteve më parë në Greqi, në një revoltë studentore për rrëzimin e diktaturës së kohës u vranë dhjetëra të rinj

E.K
Alarm i kuq në Athinë, priten protesta të dhunshme
Foto ilustruese

GREQI- Alarm i kuq në Greqi, pasi në kryeqytetin grek është paralajmëruar një protest në kujtim të 50-vjetorit të kryengritjes studentore të politeknikumit të Athinës. Sipas mediave greke në rrugët e Athinës do të patrullojnë 5500 policë, helikopterë dhe dhjetëra mjete zjarrfikëse janë vendosur në alarm të kuq.

Policia ka njoftuar qendra e Athinës do të jetë e mbyllur për automjetet që prej orës 13 dhe deri në përfundim të protestave,ndërkohë që edhe stacionet e metrosë Panepistimio, Sindagma, Evangjelizmos dhe Megaro Muzikis do të jenë të mbyllura.

Autoritetet druhen se protestat do të jenë dhunshme, ndaj dhe kanë kërkuar prej pjesëmarrësve të mos përfshihen në akte dhune ndaj policisë dhe pronave të qytetarëve.

Ndërkohë drejtoria e policisë së Athinës, deklaroi se forcat e saj do të shoqërojnë paraprakisht çdo të dyshuar se merr pjesë ose organizon akte dhune. Vazhdimisht Greqia është përfshirë nga valë protestash që në disa raste kanë shënuar dhe viktima.

Në 17 Nëntor të 50 viteve më parë në Greqi, në një revoltë studentore për rrëzimin e diktaturës së kohës u vranë dhjetëra të rinj. /Zëri.ai

Poll

MOS HUMB