
MAL I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç shprehet se vota e vërtetë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës do të jetë në këshillin ministror. Ky reagim vjen pasi deputetja e Partisë Popullore Demokratike (DNP) dhe deputetja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që përfaqëson Malin e Zi, Maja Vukiçeviç votoi kundër në seancën e Komisionit për Çështje Politike të Këshillit të Evropës.
"Votimi i vërtetë do të jetë në këshillin ministror dhe më pas do të mund të shihni qëndrimin zyrtar të Malit të Zi", tha ai.
Kujtojmë se Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka dhënë mendim pozitiv për kërkesën e Kosovës për t'u anëtarësuar në këtë organizatë, ndërsa përfaqësuesja malazeze Maja Vukiçeviç, nga DNP e Knezheviçit, ka votuar kundër, përkundër politikën zyrtare të Malit të Zi, shkruajnë mediat malazeze.
Kosovës i nevojiten votat e 2/3 të deputetëve Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të pasur dritë jeshile për anëtarësimin. Më pas, vendimi do t’i kalojë Komitetit të Këshillit të Ministrave për t’u miratuar./ZËRI