
GREQI-Detaje të reja janë zbardhur nga jeta e bizesmenit grek, Christos Gialias i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në periferi të Mandrës në Atikën Perëndimore. 50-vjeçari grek rezulton pronar biznesi edhe në Shqipëri.
Në vitin 2007 ai ka themeluar një kompani me qendër në Labinot Fushë të Elbasanit. Objekti i veprimtarisë së kësaj kompanie është tregtia me shumicë e pakicë e mallrave të ndryshëm industrialë, elektroshtëpiake, transport udhëtarësh, hotel dhe bar. Sipas mediave greke, 59-vjecari dyshohet se zotëron prona edhe në Tiranë.
Ai ishte bashkëpunëtor i shqiptarit, Thimi Droboniku alis Thimi Prifti, 56 vjec, nga Berati, i ekzekutuar me armë në “Palio Faliro” të Athinës në 30 nëntor 2023 nga persona të paidentifikuar.
'Fjalët e fundit'
Sipas hetuesve grekë, biznesmeni ishte duke folur në telefon, ndoshta edhe i shpërqëndruar, në momentin kur një person arriti t’i afrohet dhe e qëlloi me kallashnikov. Kur e kuptoi se jeta e tij ishte në rrezik ai thirri “Ndihmë, duan të më vrasin”, këto kanë qenë edhe fjalët e tij të fundit.
Mediat greke kanë publikuar pamjet e vilës luksoze të biznesmenit të vrarë grek, ku prona duket e rrethuar me një mur të lartë, kamera të shumta sigurie si dhe me një kullë vrojtimi që ka shkueshmëri disa qindra metra poshtë rrugës.

Gialias ishte aktiv edhe në fushën e ngarkim-shkarkimit. Ai ishte pronar i kompanive të njohura ndërkombëtarisht, "FARMA KATERINA", "G&G", "G-EXPRESS", dhe "BELLA GRECO". Pas vrasjes së 59-vjeçarit, Policia thotë se pas vrasjes së tij qëndrojnë vrasës profesionistë, të cilët e kanë vëzhguar dhe kanë pritur momentin e sulmit.
Ai ka qenë me precendent të shumtë penale në të kaluarën, pasi i ishin gjetur armë zjarri. Mësohet gjithashtu se biznesmeni ka qenë i përfshirë në të kaluarën, sipas autoriteteve greke, edhe në trafikun e drogës. Ai kishte më tepër se 4000 punëtorë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Azisë. Këtu po heton dhe Policia, ku në listën e të dyshuarve përfshihen dhe shqiptarë, por ende nuk ka detaje të tjera. Ndërkohë në momentin e vrasjes, truproja i tij personal nuk ndodhej me të.
Christos Gialias u ekzekutua me kallashnikov dhe u dogj brenda në makinë në 7 shkurt. Policia greke ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve./ZËRI