
SHBA - Ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton ka komentuar luftën ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, teksa ka bërë thirrje për largimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netahyahu. Ajo tha se Netanyahu nuk është një lider i besueshëm. “Netanyahu duhet të largohet. Ai nuk është një udhëheqës i besueshëm. Sulmi ndodhi, teksa zona ishtë nën mbikëqyrjen e tij. Ai duhet të ikë dhe nëse është një pengesë për një armëpushim, ai absolutisht duhet të ikë", i tha Clinton "Alex Wagner Tonight" të MSNBC.
I pyetur në lidhje me marrëdhëniet e presidentit amerikan Joe Biden me Netanyahun, zonja e parë thotë se SHBA ka bërë gjithçka për të mbrojtur Izraelin dhe popullin hebre nga terrorizmi. “Unë mendoj se Biden ka bërë gjithçka që mund të bënte, duke qenë pranë popullit izraelit në kohë të vështira, teksa Hamasi sulmoi territoret izraelite”, tha ajo. Gjithashtu, Clinton tha se presidenti Joe Biden po bën gjithçka, që të ndikojë politikat që ndërmerr udhëheqësi izraleit, Benjamin Netanyahu.
Clinton është gjithashtu nën presion ndaj protestave pro-palestineze që kanë pushtuar shumë kampuse kolegjesh në SHBA, duke përfshirë Universitetin Columbia në qytetin e Nju Jorkut, ku ajo jep mësim.
“Ka një rol për protestën dhe mendoj se duhet të vendosen rregulla. Ju duhet të merrni një leje për të pasur një event ose një marshim këtu në Nju Jork. Nuk po them se është e lehtë, sepse nuk është. Njerëzit që shkelin rregullat duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha ajo. Clinton mbron sjelljen e Izraelit në luftë, duke vënë në dukje se Hamasi e filloi sulmin dhe se Izraeli ka të drejtë të mbrohet brenda ligjeve të luftës.
“Shikoni çfarë i ka bërë Rusia Ukrainës, duke shkatërruar spitale, shkolla, duke rrafshuar qytete të tëra, duke rrëmbyer fëmijë. Eshte e tmerrshme. Kur je agresori, siç ishte Hamasi më 7 tetor, ose siç ishte Rusia në shkurt të 2022, çfarë bëni me një agresor? Ju duhet t'i ndaloni ata", tha ajo. Clinton shtoi se ato që janë duke pësuar më tepër në luftën mes Izraelit dhe Hamasit janë civilët.
“Ne dëshirojmë që të ketë një armëpushim. Nëse Hamasi do të pranonte një armëpushim, besoj se do të arrihej armëpushimi, që aq shumë kemi dashur”, thotë ajo. Hamasi, në fakt, ka bërë thirrje për një armëpushim, por po refuzon të lirojë pa kushte pengjet e mbetura ose të dorëzohet dhe çarmatoset, siç kërkojnë Izraeli dhe SHBA. Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa autoritetet izraelite u hakmorën, duke vrarë mijëra palestinezë, mes tyre dhe civilë./ZËRI/