Bota

Daçiç: ‘Open Balkan’ është nismë e Vuçiç

Sipas tij kjo është arsyeja pse vendet e tjera të rajonit e kundërshtojnë pasi sipas tij nuk merren me idenë, por me vendin që e ka iniciuar.

f.t
Daçiç: ‘Open Balkan’ është nismë e
Ivica Daçiç

SERBI- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka dhënë një detaj mjaft të rëndësishëm lidhur me iniciativën ‘Open Balkan’ të cilën e ka përqafuar Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Daçiç ka deklaruar se ‘Ballkani i Hapur’ është iniciativë e Serbisë dhe kjo është arsyeja pse vendet e tjera të rajonit e kundërshtojnë pasi sipas tij nuk merren me idenë, por me vendin që e ka iniciuar.

"Ballkani i Hapur ka ardhur si propozim i Serbisë dhe kjo është arsyeja pse disa vende po refuzojnë t’i bashkohen kësaj nisme. Kundërshtarët e saj janë më shumë kundra Serbisë, se sa vetë idesë, pasi i shqetëson fakti që shteti ynë ka qenë propozuesi i kësaj iniciative,"-tha Daçiç.

Por kjo nuk është e para akuzë, pasi më herët edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presdientja Vjosa Osmani e kanë quajtur një iniciativë të Serbisë që i hap rrugë hegjemonisë serbe në rajon. Kritik i fortë i kësaj nisme ka qenë edhe ish-kryeministri Berisha, i cili ka paralajmëruar protesta kundër presidentit serb Aleksandër Vuçiç në 20 dhe 21 dhjetor, ndërsa ai, kryeministri Rama dhe Zaev do të mbajnë takimin e radhës të nismës ‘Ballkani i Hapur’ në Tiranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB