Bota

Merr fund misteri! Kate Middleton: Unë kam kancer!

Lajmin e ka bërë me dije vetë 42-vjeçarja.

k.m.
Merr fund misteri! Kate Middleton: Unë kam kancer!
Kate Middleton

BRITANI E MADHE- Kate Middleton është diagnostikuar me kancer dhe aktualisht po i nënshtrohet trajtimit me kimioterapi. Lajmin e ka bërë me dije vetë 42-vjeçarja, e cila doli vetë me zë dhe figurë duke treguar shkakun se përse iu nënshtrua operacionit abdominal në fillim të janarit të këtij viti në një klinikë në Londër.

“Operacioni shkoi me sukses. Megjithatë, testet pas operacionit zbuluan kisha kancer. Prandaj ekipi im mjekësor më këshilloi që duhet t'i nënshtrohesha një terapie kimioterapie dhe tani jam në fazat e hershme të atij trajtimi. Kjo sigurisht që erdhi si një tronditje e madhe, ndaj William dhe unë kemi bërë gjithçka që mundemi për ta përpunuar vetë lajmin dhe për menaxhuar këtë privatisht për hir të familjes sonë të re,"-tha në fjalën e saj, Kate Middleton.

RRËFIMI ME VIDEO: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

 

Princesha nuk ka treguar se me çfarë lloj kanceri po lufton, por më në fund iu përgjigj publikisht të gjitha pikëpyetjeve që ishin ngritur për sëmundjen e saj dhe për gjendjen e saj shëndetësore. Lajmi për diagnozën e saj pason javë të tëra spekulimesh të shfrenuara për shëndetin e Princeshës së Uellsit pasi detajet e operacionit të saj fillimisht u mbajtën të fshehura në fshehtësi. Madje spekulimet arritën deri aty saqë kishte edhe nga ata që mendonin se Princesha e Uellsit kishte ndërruar jetë, por lajmi mbahej i fshehtë nga familja mbretërore. 

Por Kate nuk është e vetmja që ka probleme me shëndetësi, pasi edhe vjehrri i saj, Mbreti Charles III zbuloi se edhe ai po luftonte me kancerin në prostatë./ZËRI

Poll

MOS HUMB