
DALLAS- Pamjet e autokolonës së Presidentit John F. Kennedy, e cila po shkonte në spital në Dallas pak çaste pasi ai u qëllua për vdekje do të dalin në ankand në shtator. Sipas pamjeve të regjistruara, aty shihen njerëzit të frikësuar, gruaja e tij Jackie, dhe Kennedy, i qëlluar në kokë…
Por çfarë përmbajnë këto pamje?
Videoja fillon me Dale Carpenter Sr., njeriu që ishte punësuar si fotografi i presidentit, i cili humbet autokolënën e presidentit dhe kur i arrin ata sërish, ai është qëlluar në kokë dhe shpallet i vdekur në Interstate 35 në Spitalin Memorial Parkland.
Pamjet nga I-35, që zgjasin rreth dhjetë sekonda, tregojnë agjentin e Shërbimit Sekret Clint Hill, njeriun që u hodh në pjesën e pasme të limuzinës së hapur kur të shtënat shpërthyen, duke qëndruar mbi presidentin dhe Jacqueline Kennedy.
“Nuk e dija nëse do të kishte të shtëna të tjera. Kisha përshtypjen se po, ndoshta do të kishte të tjerë kur u hodha në makinë", tha Hill.
“Më dukej sikur ishte një përjetësi. Çdo sekondë dukej si orë të tëra”, tha ai për New York Times.
"Kjo video tregon një këndvështrim të ri për rrugën për në spital”, tha Farris Rookstuhl, një ish analist i FBI.
“Këto imazhe, këto filma dhe fotografi, ekzistojnë në kamera të njerëzve të ndryshëm që ndodheshin në vendngjarje. Njerëz të ndryshëm mund t’ia tregojnë këto imazhe të tjerëve, kur janë në një lokal ose në një darkë familjare duke folur për këtë tragjedi”, shpjegon Steven Fagin, kurator i Muzeut të Katit të Gjashtë në Dealey Plaza, i cili tregon historinë e atentatit të 22 nëntorit 1963.
Për dekada, ky fragment historik nga ajo që u shpalos në Dallas më 22 nëntor 1963 ishte një trashëgimi familjare. Kur Carpenter vdiq në vitin 1991, në moshën 77-vjeçare, kamera, e cila përfshinte pamje nga festat e ditëlindjes së fëmijeve të tij binjakë, i kaloi gruas së tij, Mabel, më pas vajzës së tij, Dianës dhe më në fund nipit të tij, James Gates, kur zbuloi që në atë filmim nuk kishte vetëm festa familjare, por edhe një video të ngjarjes më të madhe në historinë e SHBA-së.
Megjithëse filmi i Carpenter, që zgjat pak më shumë se një minutë, nuk i shton asgjë më shumë asaj që tashmë dihet për vrasjen e Kenedit, sipas ekspertëve, ai është një shtesë e rëndësishme në mozaikun e imazheve që përbëjnë një nga ngjarjet më të përfolura të shekulli i 20-të.
“Pamjet rrëfejnë tragjedin që sapo ka ndodhur në Dealey Plaza dhe atë që ne e dimë”, tha Gerald Posner, autor i “Case Closed: Lee Harvey Oswald and the Assassination of JFK”. /ZËRI