Bota

Denoncoi 'regjimin vrasës' të Putin, gazetari izolohet në burgun më brutal

Për vite me radhë Vladmir Kara-Murza ka qenë një prej kritikëve më të flaktë dhe të guximshëm te Kremlinit. 

f.t
Denoncoi  'regjimin vrasës' të Putin, gazetari izolohet
Vladimir Kara-Murza

RUSI- Gazetari Vladimir Kara-Murza po vuan një dënim prej 25 vitesh burg për kritikat ndaj Kremlinit. Herën e fundit ai u shfaq në publik ishte me uniformën e burgut në një ekran televizori nga gjykata, teksa vlerësonte rusët që si ai, kundërshtonin luftën në Ukrainë.

Gruaja e gazetarit thotë për CNN se bashkëshorti ishte zhvendosur në mënyrë të papritur në një prej kolonive penale më të ashpra në Rusi. Trasferimi i tij në një nga burgjet më brutale në Siberi, lidhet me faktin se ai është shpallur vazhdimisht si shkelës i rregullave teksa vuante dënimin. Të çuditëshme por, shkelje sipas tyre është se nuk e ka vendosur jastëkun në anën e duhur të krevatit apo nuk e ka mbërthyer mirë këmishën.

Bashkëshortja Evgjenia, thotë se 2 vite prej arrestimit të tij, ka zhvillua vetëm 7 telefonata të shkurtra me të shoqin.

"Telefonata e fundit erdhi pak para vitit të ri. E paranë më shumë se gjysmë viti. Duhej t’ia rrëmbeja telefonin një prej fëmijëve pas 5 minutash për t’ia dhënë të tjerëve pasi doja që të tre ata të flisnin me babain", tha Evgjenia.

Gruaja e gazetarit beson se qëllimi është të izolohen ata të burgosur që refuzojnë të rrinë të heshtur pas hekurave. Për vite me radhë Vladmir Kara-Murza ka qenë një prej kritikëve më të flaktë dhe të guximshëm te Kremlinit. Aktivizmi i tij u intensifikua në 2015 pasi u shërua nga ai qe e cilësoi helmim i qëllimshëm. Zëri i fortë kundër Putinit nuk heshti në asnjë rast, veçanërisht pas luftës në Ukrainë.

Kara-Murza është një prej disa personaliteteve kyçe të opozitës, përfshirë atë më të njohurin, Aleksi Navalni, të cilët janë mbyllur në izolim ndërsa presidenti Putin shtrëngon kontrollin ndaj pushtetit./ZËRI

Poll

MOS HUMB