Bota

Policia e Kosovës në aksion! Mbyllet komuna ilegale serbe, arrestohet kryetari

Efektivët kanë arrestuar kryearin e autoritetit ilegal.

D.XH
Policia e Kosovës në aksion! Mbyllet komuna ilegale serbe, arrestohet
Kline

KLINË – Policia e Kosovës ka vijuar me aksionin e mbylljes të autoriteteve ilegale serbe, që operonin në disa nga komunat e zonës së Dukagjinit.

Zyra e radhës e mbyllur është në Videjë të Klinës. Efektivët e Kosovës kanë konfiskuar dokumente në këtë zyrë. Këto dokumente ka dyshime se janë keqpërdorur dhe mund të jenë përdorur për falsifikime.

Po ashtu, në pranga ka rënë kryetari i autoritetit ilegal, që funksiononte si një komunë paralele në Klinë. Autoritetet e Prishtinës prej kohësh kanë nisur aksione ndaj institucioneve paralale serbe, që funksionojnë në territorin e Kosovës./ZËRI/

Poll

MOS HUMB