Bota

"Dështuam!"/ Drejtoresha e Shërbimit Sekret jep dorëheqjen! Biden: Do emëroj pasuesin. Trump: S'më ruajtën siç duhet

Një ditë më herët, Cheatly dëshmoi para Kongresit amerikan dhe tha se atentati ndaj Trumpit ishte “dështimi më i madh operacional” i agjencisë në dekada.

k.m.
"Dështuam!"/ Drejtoresha e Shërbimit Sekret jep
Kimberly Cheatle

SHBA- Drejtoresha e Shërbimit Sekret amerikan, Kimberly Cheatle, dha dorëheqjen nga posti i saj duke pranuar kështu dështimin për t'i garantuar sigurinë kandidatit republikan për president, Donald Trump.

Marr përgjegjësinë e plotë për dështimin e sigurisë. Pas ngjarjeve të fundit, ju njoftoj se kam marrë vendimin e vështirë që të tërhiqem nga posti,”- tha ajo në emailin që e dërgoi për stafin.  Cheatly, e cila ka qenë në krye të Shërbimit Sekret që nga gushti i vitit 2022, u përball me thirrje për dorëheqje edhe pasi një ditë më parë, ajo dëshmoi para Kongresit amerikan dhe tha se atentati ndaj Trumpit ishte “dështimi më i madh operacional” i agjencisë në dekada.

Pas dorëheqjes së saj, Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i shprehu mirënjohjen për punën e bërë në shërbim të tij dhe të bashkëshortes së tij, Jill. E po ashtu lajmëroi se shumë shpejt do të emërojë pasuesin e saj në detyrë. 

“Ajo është përkushtuar me vetëmohim dhe ka rrezikuar jetën e saj për të mbrojtur kombin tonë gjatë gjithë karrierës së saj në Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuar. Duhet nder, guxim dhe integritet i jashtëzakonshëm për të marrë përgjegjësinë e plotë për një organizatë të ngarkuar me një nga punët më sfiduese në shërbimin publik”, shkruan Biden.

Por "arsyeja" e largimit të saj nga detyra, Donald Trump nuk e ka parë të tillë rolin e saj. Ish-Presidenti u shpreh se administrata Biden/Harris nuk arriti që ta mbronte siç duhej, ndaj edhe atij iu desh që të merrte një plumb për të mbrojtur demokracinë e vendit.

“Administrata Biden/Harris nuk më mbrojti siç duhet dhe u detyrova të marr një plumb për Demokracinë. ISHTE NDERI I MADH TA BËRË KËTË,”- shkroi Trump në platformën Truth Social.

Trump u qëllua me armë zjarri më 13 korrikgjatë një mitingu që po mbante në Pensilvani. Sulmuesi 20-vjeçar, Thomas Mattheë Crooks, arriti të afrohej 135 metra nga skena ku ish-presidenti Trump po fliste dhe më pas hapi zjarr drejt tij. Trump u plagos lehtë në vesh, ndërkaq një person në audiencë u vra. I vrarë mbeti edhe autori, i cili u qëllua për vdekje nga ekipi i shërbimit sekret./ZËRI

Poll

MOS HUMB