Bota

Njësoj si i ati, djali i vogël i Trump i futet politikës

Djali më i vogël i ish-presidentit të SHBA-së në muajin mars mbushi 18 vjeç dhe javën e ardhshme do të mbarojë shkollën e mesme.

E.K
Njësoj si i ati, djali i vogël i Trump i futet politikës
Donald, Melania dhe Barron Trump

Djali i ish-çiftit presidencial amerikan, Barron Trump, po ndjek rrugët e të atit dhe po angazhohet në politikë. Djali 18-vjeçar i Donald dhe Melania Trump po hyn në arenën politike pasi është zgjedhur si delegat i Floridës në Konventën Kombëtare Republikane, tha kryetari i partisë konservatore. Barron do të jetë mes delegatëve që do të emërojë zyrtarisht të atin si kandidat për zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Djali më i vogël i ish-presidentit të SHBA-së në muajin mars mbushi 18 vjeç dhe javën e ardhshme do të mbarojë shkollën e mesme.

Siç raportohet nga rrjeti NBC, ai do të jetë një nga 41 delegatët e përgjithshëm nga Florida në konventën kombëtare në korrik, ku Partia Republikane do të emërojë zyrtarisht Trump si kandidat presidencial për zgjedhjet e nëntorit. Vihet re se në delegacionin e Floridës janë edhe Donald Trump Jr, Eric Trump dhe vajza më e vogël e Trump, Tiffany, të cilët do të jenë të pranishëm në kongresin që do të mbahet në Milwaukee nga data 15 deri më 18 korrik.

"Ne jemi me fat që kemi një grup të madh udhëheqësish bazë, zyrtarë të zgjedhur dhe anëtarë të familjes Trump që punojnë së bashku si pjesë e delegacionit të Floridës në Konventën Kombëtare Republikane të vitit 2024," tha kryetari i partisë Evan Power në një deklaratë të dërguar përmes postës elektronike.

Vajza e Trumpit, Ivanka, e cila shërbeu si këshilltare e babait të saj gjatë kohës që ai ishte në Shtëpinë e Bardhë, ka zgjedhur të qëndrojë larg syrit të publikut, duke e bërë të qartë se nuk do të marrë pjesë në fushatën e tij të vitit 2024. Megjithatë, “Benjamini” i familjes Trump duket të jetë një i ri i ndrojtur, megjithatë, një zyrtar i fushatës së babait të tij pohoi se Barron ka një interes të madh për procesin politik të kombit amerikan. 18-vjeçari ende nuk ka bërë të ditur planet e tij pas diplomimit. Barron, është fëmija i vetëm që Trump ka pasur me gruan e tij të tretë, Melani./ZËRI

Poll

MOS HUMB