
Një tjetër aksident me një avion Boeing ndodhi në Senegal me 11 persona të plagosur kur një aeroplan Boeing 737 pati një problem në ngritje dhe doli nga pista para se të përfundonte mes shkurreve. Sipas Daily Mail, gjithsej 78 persona ishin në bordin e Transair Boeing 737. Videot dhe fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë dëmtimin e motorit të majtë të avionit.
Transair 737-300 substantially damaged after overrunning the runway while landing at Dakar Airport, Senegal. 73 passengers were able to evacuate with minor injuries. pic.twitter.com/s82XZ3hdkj
— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) May 9, 2024
Pas ngjarjes ekipet e shpëtimit nxituan për të mxjerrë nga avioni pasagjerët e Boeing 737, Si pasojë e përplasjes mbeten 11 persona të plagosur, 4 prej të cilëve rëndë. Aksidenti erdhi një ditë pas uljes së frikshme të një Boeing 767 të FedEx që pësoi një problem me rrotën e përparme dhe rrëshkiti në pistë./ZËRI