Bota

Droguan dhe sulmuan seksualisht disa të mitura, arrestohen dy 'yjet e TikTok' në Spanjë

Numri i viktimave të sulmeve seksuale aktualisht është pesë, por burimet policore bëjnë me dije se hetimet dhe sekuestrimi i kamerave të sigurisë mund të çojnë në zbardhjen e rasteve të tjera. Pamjet nga sulmi seksual janë shpërndarë në grupe. 

a.l
Droguan dhe sulmuan seksualisht disa të mitura, arrestohen dy 'yjet e
Los Petazetaz

SPANJË- Yjet e "Tik Tok", Los Petazetaz, janë arrestuar në Spanjë pasi akuzohen se kanë droguar dhe sulmuar seksualisht disa të mitura. Dyshja, e identifikuar si Jose Hernan AG, i njohur gjithashtu si HernyCool dhe "Ivancete", akuzohen gjithashtu se kanë filmuar aktin me të miturat. 

Numri i viktimave të sulmeve seksuale aktualisht është pesë, por burimet policore bëjnë me dije se hetimet dhe sekuestrimi i kamerave të sigurisë mund të çojnë në zbardhjen e rasteve të tjera. Pamjet nga sulmi seksual janë shpërndarë në grupe. 

Sipas hetimeve të kryera nga Policia Kombëtare, ky çift i ka çuar të miturit në shtëpinë e njërit prej të arrestuarve ku kanë konsumuar lëndë narkotike. Përveç kësaj, hetimet zbuluan gjithashtu se ata përdorën pajisjet e tyre celulare dhe kamerat e sigurisë të instaluara në shtëpi për të regjistruar sulmet seksuale, shkruajnë mediat e huaja.

Njëri prej tyre, 30 vjeç, tashmë është vënë në pranga si autor i dyshuar i dy krimeve të sulmit seksual, një krimi përdhunimi, ekzibicionim, pornografi për fëmijë dhe pesë krime kundër shëndetit publik. I arrestuari i dytë akuzohet për veprën penale të sulmit seksual./ZËRI

Poll

MOS HUMB