
Foto ilustruese
GREQI- Policia në Selanik ka arrestuar një 26-vjeçare, e cila akuzohet se ka vendosur një "çimkë" (përgjues) në arushin prej pelushi të fëmijës së tyre. E gjitha kjo për të përgjuar ishin e saj. Ish-bashkëshorti i saj, pasi ka marrë fëmijën e tyre të mitur, mes sendeve ka gjetur një arushin që kishte brenda tij një regjistrues.
Qëllimi ishte që ish-bashkëshortja e tij të regjistronte bisedat private.
Për shkak të veprimeve të saj, gruaja akuzohet për shkelje të privatësisë dhe çështja është dërguar në Prokurori./ZËRI
Poll