Bota

Ron DeSantis tërhiqet nga gara presidenciale, mbështet Trump

Në garën e parë Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, u rendit në vendin e dytë, pas Donald Trump duke lënë pas ish-ambasadoren e OKB-së, Nikki Haley.

f.t
Ron DeSantis tërhiqet nga gara presidenciale, mbështet Trump
Ron DeSantis

SHBA- Guvernatori i Floridës Ron DeSantis ka hequr dorë nga gara presidenciale e vitit 2024 dhe ka mbështetur Donald Trump.
Ai dha dorëheqjen përpara zgjedhjeve paraprake republikane në New Hampshire, shkruan BBC.

Ndërkohë Nikki Haley, sfiduesja e fundit e mbetur e Trump, tha se ajo ishte "e vetmja" në gjendje të mposhtte Presidentin e SHBA Joe Biden. 

Kujtojmë se në garën e parë Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, u rendit në vendin e dytë, pas Donald Trump duke lënë pas ish-ambasadoren e OKB-së, Nikki Haley. De Santis tha se ai tashmë po mbështet Trump, i cili është kryesuesi i qartë pasi fitoi garën e parë në Iowa me 51% të votave.

DeSantis nuk është kandidati i parë i cili tërhiqet nga gara. Më herët ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence ka hequr dorë nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2024./ZËRI

Poll

MOS HUMB